AlbanianSport.com 26.09.2016 17:05
ASNN – Tjetër kontroll antidoping për atleten Luiza Gega. Në fillim të javës, rekordmenen shqiptare në mënyrë të befasishme, e kanë vizituar inspektorët e Angjencisë Ndërkombëtare të Antidopingut (WADA).
Lajmin e ka pohuar vetë atletja elitare shqiptare, nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke e shoqëruar edhe me foton e formularëve të analizave të gjakut dhe urinës.
Që në orën 6 të mëngjesit, inspektorët e WADA-s, kanë trokitur në derën e Luiza Gegës dhe pasi janë prezantuar, më pas kanë kryer procedurat përkatëse për një kontroll të dyfishtë antidopingu.
Kjo nuk është hera e parë që atletja jonë I nënshtrohet kontrolleve të befasishme nga WADA. Agjencia ndërkombëtare antidoping, sipas rregullores, kryen kontrolle të befasishme për të gjithë sportistët elitarë, të cilët kanë arritur rezultate të larta në sportet ku marrin pjesë.