Atletikë / Tirana, kampione me “4 yje” e krosit kombëtar edhe mes debateve

Share Button

Altetike-Krosi-Kombetar-2016-Kellezi-Mesi-Lugja

Gjergj Vyshka 16.02.2016 08:00

Vllaznia ka pretenduar në garën e të rriturve në distancën e 10 kilometrave se atleti bardheblu, Marko Makaj, është tërhequr me biçikletë. Gjyqtaria e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë. Por tashmë gjithçka është “dyllosur”, sepse me vendimin dhe fjalën e gjyqtarët që “nuk kemi parë gjë dhe nuk ka ndodhur asgjë”, Tirana është kampione në 10 kilometra të rritur.

Ndërkohë më parë ka qenë e shpallur e tillë edhe në 4 kilometra të reja së bashku edhe me talentin e atletikës shqiptare Relaksa Dauti. Apo dhe në 6 kilometra për të rinj, ndonëse si individ ka dalë fitues elbasanasi Rexhino Bardhi. E më pas dhe 8 kilometra për të rritura, megjithëse tre vendet e para individuale janë ndarë mes atletëve të Teutës. Në krosin kombëtar të këtij viti kanë marrë pjesë 7 ekipe: Mjeshtëria Sportive Durrës, Tirana, Teuta, Flamurtari, Vllaznia, Elbasani dhe Skënderbeu.

Të shtata këto skuadra në katër disiplina të krosit kanë sjellë mbi 50 konkurrues. Dhe me përjashtim të debatit për garën e 10 kilometrave, që nga arbitrat nuk ka munguar të thuhet se ka qenë e stisur dhe e shtyrë edhe nga palë të tjera, e gjithë pjesa tjetër e garës kanë qenë korrekte dhe shumë e mirë. Sepse bashkë me atletët, edhe pse ishte ditë e hënë, kanë vrapuar e kanë ecur për shëndet edhe qytetarët e Tiranës.

Ky kros kombëtar, dominuar me katër tituj kampion nga Tirana, duket sikur pjesë rekreative e Kodrave të Liqenit, atje ku Bashkia e kryeqytetit është duke ndërhyrë për ta kthyer plotësisht në dispozicion të qytetarëve të saj në të gjitha grupmoshat. Përfundimisht, Tirana është kampionia e krosit kombëtar 2016.

 

Krosi Kombëtar 2016

 

Rezultatet teknike:

 

4 kilometra (Të reja)

Relaksa Dauti (Tirana)                    15’19”00

Si ekip: Tirana 7 pikë

 

6 kilometra (Të rinj)

Rexhino Bardhi (Elbasani)                        21’05”06

Si ekip: Tirana 10 pikë

 

8 kilometra (Të rritura)

Ortisa Salillari (Teuta)                     39’03”03

Si ekip: Tirana 9 pikë

 

10 kilometra (Të rritur)

Ilir Këllezi (Skënderbeu)                 33’22”00

Si ekip: Tirana 12 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

AlbanianSport.com 10/02/2024 20:25 ASNN – Për herë të 10-të “kampione” e Ballkanit. Luiza Gega

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

AlbanianSport.com 28/01/2024 20:35 ASNN – U zhvillua të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

AlbanianSport.com 25/01/2024 16:15 ASNN – “Yjet e Ballkanit në sport”, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë.

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

AlbanianSport.com 25/01/2024 21:45 ASNN – Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh