AlbanianSport.com 21.04.2016 10:50
ASNN – “Elbasan Arena” priti dje garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës për Nën-18-vjeçarët dhe duke u mundësuar sportistëve të rinj të garojnë në kushte moderne dhe të japin më të mirën e tyre. Veprimtaria u përkrah gjerësisht nga ekipet pjesëmarrëse, sepse ishin 8 ekipe nga Shqipëria, pa harruar edhe ato nga Kosova, që në të tilla veprimtari pranojnë të garojnë në vendin tonë.
Njëkohësisht nga ana tjetër edhe numri i atletëve ishte i konsiderueshëm. Në përfundim të garave, rezultatet nxorrën fituese për femra Tiranën, me 63 pikë, e ndjekur nga Skëndrbeu, po me 63 pikë, si edhe Teuta me 51 pikë. Ndërkohë, për meshkuj, ekipi fituese u shpall Skëndërbeu, në kuotën e 67 pikëve, e ndjekur nga Tirana, me 46 pikë, dhe Teuta, me 44 pikë.
Kampionati Kombëtar i Atletikës
për Nën-18-vjeçarët
Rezultatet teknike:
Meshkuj
110 m/p Mejvis Zaganjori (Vllaznia) 17”71
400 m/p Mejvis Zaganjori (Vllaznia) 1’06”71
400 m Krenar Myrteza (Skënderbeu) 53”59
100 m Lidio Qahi (Tirana) 11”89
1500 m Agim Xhani (Mj.Sportive Durrës) 4’40”31
200 m Elion Rafmani (Tirana) 23”44
4×100 m Tirana 48”93
4×400 m Mjeshtëria Sportive Durrës 4’00”45
Trehapësh Muhamet Çengeli (Vllaznia) 13.76 m
Së gjati Muhamet Çengeli (Vllaznia) 6.46 m
Si ekip: Skënderbeu 67 pikë
Femra
100 m/p Regisa Koxhaj (Tirana) 21”15
400 m Relaksa Dauti (Tirana) 1’00”14
100 m Paola Shyle (Tirana) 12”74
1500 m Etleva Laraj (Mj.Sportive Durrës) 6’34”94
200 m Paola Shyle (Tirana) 26”02
4×100 m Tirana 56”43
4×400 m Mjeshtëria Sportive Durrës 4’51”76
Trehapësh Naze Thomai (Mj.Sportive Durrës) 9.87 m
Së gjati Joana Hazisllari (Teuta) 5.43 m
Si ekip: Tirana 63 pikë