Gjergj Vyshka 10.05.2016 13:30
Deri më tani atletika shqiptare ka zhvilluar Kampionati Kombëtar Dimëror, Krosin Kombëtar, Kampionatin Kombëtar të Moshave deri në 13, deri në 16 dhe deri në 18 vjeç.
E të mërkurën e të enjten do të zhvillojë Kampionatin Kombëtar të Të Rinjve, që është i ndarë mes Tiranës dhe Elbasanit. Sepse të mërkurën në Tiranë do të zhvillohet kërcimi së larti, si dhe hedhja e çekiçit, kurse të tjerat të enjten në “Elbasan Arena”.
Nuk duhet harruar që një javë më parë është zhvilluar dhe dita e kërcimeve. Kështu që atletika shqiptare është me një mal me aktivitete, kurse mitingu ndërkombëtar i Elbasanit është pika më kulmore e veprimtarive të vitit 2016.