Gjergj Vyshka 27.02.2015 20:35
Maria Stillo e Gledis Halluni do të jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të sallave të mbyllura në atletikë, i cili do të zhvillohet në Pragë, nga data 6, deri më 8 mars 2015.
Të dy këta sportistë do të shoqërohen nga anëtari i komitetit drejtues të Federatës Shqiptare të Atletikës, Oltion Luli. Në fakt, në mungesë të Luiza Gegës, e cila është e dëmtuar dhe po rikuperohet, dhe Izmir Smajlajt, nuk është se pritet ndonjë gjë e madhe prej Stillos e Hallunit.
Në Ballkaniadën e Stambollit, Stillo në 60 metra vrapoi me kohën 8”07, kurse Halluni në kërcim së gjati dha rezultatin 6.64 metra e në trehapësh 14.22 metra. Gjithsesi të dy do të përfaqësojnë Shqipërinë në Evropianin e Pragës për Salla të Mbyllura.