Gjergj Vyshka 04.06.2017 14:25
E dyta në 800 metra me kohën 2’13”19, atletja 15-vjeçare e Tiranës ka merituar medaljen e argjendtë, ndërsa vijon t’i habisë të gjithë. Ndaj dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi beson se me Relaksa Dautin dhe Luiza Gegën do të jetë me dy sportiste me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Pa thënë që me normë kualifikimi kjo sportiste do të jetë dhe në Lojërat Olimpike Rinore në Buenos-Aires vitin e ardhshëm, ndërsa tashmë aktiviteti i saj madhor është Festivali Evropian Rinor në Gior. Për trajnerin Stërmasi, edhe pse me erën kundër dhe një kohë të papërshtatshme, Dauti ia ka dalë të jetë e dyta.
“Jam i kënaqur, – thotë Stërmasi, – nga stërvitja, sepse pati efekte pozitive me këtë rezultat. Besoj në një rezultat të mirë dhe në Festivalin Olimpik Rinor në Gior”. E duke qenë se vetëm përpara dy vjetësh ishte nënkampione Ballkani në Serbi, atëherë vijueshmëria me të tilla medalje e bëjnë Relaksa Dautin një talent i rrallë.
Kampionati Ballkanik i Atletikës
për Nën-18-vjeçarët – Stamboll
Rezultatet teknike të garës së 800 metrave:
1) Andrea Hojda (Rumani) 2’12”70
2) RELAKSA DAUTI (SHQIPËRI) 2’13”19
3) Tugba Toptas (Turqi) 2’13”77
4) Aleksandra Roljiç (Bosnje-Hercegovinë) 2’14”30
5) Joana Panapolou (Greqi) 2’16”39
6) Nikolina Mandiç (Serbi) 2’16”62
7) Medine Okte (Turqi) 2’18”96
8) Anxhelina Avagian (Armeni) 2’19”15
9) Ivana Knapiç (Kroaci) 2’19”58
10) Anesa Hajdari (Maqedoni) 2’23”73
11) Katarina Lemez (Bosnje-Hercegovinë) 2’26”48
12) Valentina Kelmendi (Kosovë) 2’27”79
13) Albina Deliu (Kosovë) 2’28”50