AlbanianSport.com 14.05.2015 21:40
ASNN – Kualifikimi me normë për në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe thyerja e rekordit botëror në garën e saj, atë të 1,500 metrave. Këto janë dy synimet madhore të atletes shqiptare, Luiza Gega, e cila e ka kapërcyer dëmtimin dhe të enjten në mbrëmje do të zhvillojë garën e saj të parë ndërkombëtare për këtë vit, në Doha të Katarit.
Duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka shprehur besimin për një paraqitje solide të sportistes së saj. Atletja më e spikatur shqiptare e momentit, Luiza Gega, do të konkurrojë nesër në garën e parë të veprimtarisë më prestigjioze botërore të këtij sporti, “Diamond Ligë”, që do të mbahet në Doha të Katarit.
Sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, sportistja e ka kapërcyer dëmtimin që e la jashtë Evropianit. Stërmasi e pohon se niveli i konkurrencës në këtë garë është i lartë, por beson tek atletja e tij. Për trajnerin, synimi madhor mbetet thyerja e rekordit kombëtar në garën e 1500 metrave. Pas Dohas, Gega do të përgatitet për Botërorin e Pekinit.
Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë.