Atletikë / Stërmasi: Krenar për Luiza Gegën, ka shkruar historinë në pistë

Share Button

Atletike-Luiza-Gega-garai-Doha-2015

AlbanianSport.com 15.05.2015 20:45

SNN – Nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe këtë radhë e ka të përligjur, sepse, më në fund, e për më tepër, atëherë kur duhej, sportistja e tij ka kapërcyer atë që e kishte penguar më tepër, aspektin psikologjik dhe ka bërë një garë të shkëlqyer në etapën e parë të “Diamond Ligë”, që u mbajt sonte në Doha të Katarit, duke shkruar historinë e atletikës shqiptare dhe duke arritur, në një garë të vetme, të përmbushte disa qëllime njëkohësisht.

Pak minuta pas përfundimit të garës atje larg, në Lindjen e Mesme, telefoni i Taulant Stërmasit këtu në Tiranë nuk rreshtte së rëni dhe ishim me fat që e kapëm përpara se lista e thirrjeve të humbura apo në pritje, të bëhej edhe më e gjatë. “Natyrisht që jam i kënaqur, madje i lumtur, sepse, edhe pse do të kisha dëshiruar të isha aty, në Katar, emocionet i kam të njëjta”, – pohoi trajneri i Luiza Gegës, duke folur ekskluzivisht për AlbanianSport.com pas minuta pas përfundimit të garës.

Sikundër e kishte pohuar edhe sot vetë Taulanti, në intervistën ekskluzive dhënë AlbanianSport.com, sportistja e tij shtatshkurtër ka shpërthyer në garën e 1,500 metrave, duke u renditur e 5-ta në botë, duke renditur e 5-ta midis 16 sportisteve më të mira në botë të kësaj disiplinë, me kohën 4 minuta, 2 sekonda e 63 të qindtat. Kjo kohë shënon edhe thyerjen e rekordit kombëtar të 1,500 metrave, të cilin Luiza Gega e mbante vetë me 4 minuta, 3 sekonda e 12 të qindtat.

“Nuk dua të bëj fallxhorin, por nuk kam patur për asnjë çast dyshim se Luiza mund ta arrinte një gjë të tillë, – vijoi Stërmasi, duke folur për AlbanianSport.com. – Këtë bindje e kisha krijuar nga gjendja e sportistes sime, e cila pati fatin e keq ta humbiste Evropianin e Sallave të Mbyllura për shkak të një stërlodhjeje që erdhi në kohën e gabuar. E kam thënë dhe e përsëris prapë, që Luiza Gega është një nga sportistet më të mira në botë të 1,500 metrave për momentin dhe ftesa që i erdhi nga “Diamond Ligë”, nuk ishte rastësi.”

Dhe sikur të mos mjaftonte renditja e 5-ta në botë dhe thyerja e rekordit kombëtar, me kohën e arritur sonte në Doha të Katarit, Luiza Gega ka kapur edhe normën e kualifikimit për në Lojërat e ardhshme Olimpike, “Rio 2016”, duke u bërë kështu e para sportiste shqiptare që siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Brazil, pasi norma olimpike ishte nën 4 minuta e 6 sekonda. Dhe trajneri i saj nuk e fsheh se kjo i jep mundësi që garat e ardhshme, atletja t’i bëjë pa peshën e presionit.

“Nuk kisha aspak dyshim që do të ishim patjetër nën kohën e kërkuar për normën olimpike, pasi Luiza ka potencial të arrijë edhe nën 4 minuta, – ka vijuar Stërmasi. – Rëndësi ka që e kapi që tani normën dhe paskëtaj mund të garojë e qetë.” Duke i bërë një analizë garës së Gegës, e cila u përball me 16 më të mirat e botës në garën e 1,500 metrave, trajneri i saj e pohon se atletja shtatshkurtër u ndihmua nga fakti se gara e sotme u zhvilluar praktikisht në grup.

“Po ta shikoni me kujdes renditjen përfundimtare, do të vëreni, se 8 sportistet e para i ndajnë nga njëra-tjetra vetëm 5 sekonda dhe kjo dëshmon se ka qenë një garë e ngjeshur, – analizon Taulanti. – Më tepër se kaq, Luiza u ndihmua nga fakti se u garua në grup, çka u mundësoi sportisteve të bënin një garë të rregullt, pa sforcime dhe goditje. Sigurisht që mund të kishte qenë edhe më mirë, por si sportistja e parë shqiptare që renditet kaq lart në “Diamond Ligë”, nuk më duket se vendi i 5-të është keq.”

Në fund, “gjuha shkon aty ku dhëmb dhëmballa” dhe trajneri i Luiza Gegës bën thirrje për mbështetje. “Luiza Gega nuk është më thjesht një sportiste shqiptare, por një sportiste e kalibrit botëror dhe për një vend si Shqipëria, duhet të jemi me fat që e kemi, – thekson ai, duke folur për AlbanianSport.com. – Por jemi në fazën kur na nevojitet më tepër se kurrë mbështetje e gjithanshme, në mënyrë që Luiza të stërvitet, të përgatitet dhe të garojë si një sporti e nivelit ndërkombëtar.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh