Atletikë / Stërmasi: Ja pse Relaksa Dauti premton për të ardhmen

Share Button

Atletike-Relaksa-Dauti-anash

Gjergj Vyshka 11.02.2016 10:25

Që nga Iteni i Kenias, atje ku është duke stërvitur një tjetër rekordmene si Luiza Gega, e cila është dhe e kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, trajneri i Relaksa Dautit, Taulant Stërmasi, jo vetëm që ka përshëndetur rezultatin e parë të vitit, por dhe ka bërë një profil të saj. “Është e datëlindjes tetor 2001, – thotë trajneri i saj. – Që do të thotë vetëm 14 vjeç dhe nuk do të thotë pak që të dalë “kampion” në garën e 800 metrave e më pas të shpallet dhe sportistja më e mirë e veprimtarisë.”

“Ka kapërcyer të gjitha pritshmëritë për moshën e saj, sepse është rekordmene në 200, 400, 800 dhe 1000 metra, – ka vijuar ai. – Janë rekorde të moshës deri në 16 vjeç. Më duhet të them se edhe duke qenë sportiste e imja, ajo që në moshën 13 vjeç ka kapur normën e kualifikimit për në Kampionatin Botëror të moshës deri në 17 vjeç. Dhe është vërtetë talent.” Ndërsa duke vazhduar më tej, Stërmasi do të deklaronte: “Vitin e kaluar, edhe pse ishte katër vjet më e vogël se kundërshtaret e saj, është medaliste e argjendtë për moshat deri në 17 vjeç.”

“Dhe kjo nuk është pak, – ka theksuar trajneri i mirënjohur i atletikës shqiptare. – Jo se e kam unë sportiste, e cila në këtë periudhë është duke u stërvitur vetëm, por është talenti më i madh i Shqipërisë në atletikë për moshat e reja”. Dhe menjëherë Stërmasi është ndalur tek objektivat e kësaj vajze. “Objektivat e afërta janë pjesëmarrja në veprimtaritë e moshave nën 17 vjeç, ndonëse edhe duke qenë e vogël në moshë nuk mund të lejohet të marrë pjesë nga organizatorët. Megjithatë ne synojmë të marrim pjesë e jo vetëm kaq, por kërkojmë medalje e artë në ballkaniadat e moshave.”

“Kurse objektivi afatgjatë është Botërori i moshave të vitit 2017, atje ku me siguri do të jetë në zonën e medaljeve. Pra, për herë të parë do të kemi një atlete me pretendime të mëdha, gjë që është e rrallë për atletikën shqiptare”, – ka përfunduar trajneri Taulant Stërmasi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh