Atletikë / Stërmasi: Dauti, Shqipërisë po i vjen një tjetër Luiza Gegë

Share Button

Gjergj Vyshka 13.02.2017 17:55

Për trajnerin Taulant Stërmasi duke mos pasur rekorde në salla të mbyllura për të reja, atëherë ky rezultat i Relaksa Dauti konsiderohet si i tillë për këtë moshë. Madje tashmë është detyrë e Federatës Shqiptare të Atletikës që të bëjë kampionat dimëror për të reja, por pse jo dhe për mosha më të vogla. “Këto janë garat e para të kësaj moshe dhe sigurisht që ky është rezultati më i shpejtë”, – ka thënë ai.

“Është faji i Federatës Shqiptare të Atletikës që nuk ka vënë statistika, sepse në salla gjithnjë është vrapuar me datëlindjet 1991. Pra nëse i hyjmë statistikave, Relaksa ka bërë kohën më të shpejtë për të reja. Të gjitha të kësaj moshe janë kampionate individuale dimërore”, – shpjegon Stërmasi, i cili e pohon se ka mbetur i surprizuar nga medalja e argjendtë, ndonëse ka besuar tek sportistja e tij.

“Thjesht, – thotë Stërmasi, – i kam thënë që jemi për medalje e do të luftojmë deri në fund për të. E Relaksa ka bërë më të mirën e saj deri në fund. Për mua është një emocion i madh sepse atletikës shqiptare po i vjen një tjetër Luiza Gegë. Dhe për më tepër që është vetëm 15 vjeç e do të jemi më shumë se gati për të kapur normën e Olimpiadës së radhës.”

Premtim apo jo, por duhet besuar se tashmë atletika shqiptare ka dy “xhevahire”, Luiza Gegën, e cila ishte e treta në 3000 metra për salla të mbyllura në Francë me kohën rekord 8 minuta, 52 sekonda e 53 të qindtat, dhe Relaksa Dautin, nënkampione të  Ballkanit për salla të mbyllura për të reja në 800 metra, me kohën 2 minuta, 12 sekonda e 75 të qindtat.

 

Kampionati Ballkanik i Atletikës në

Salla të Mbyllura për Të Rinj & Të Reja 2017

 

Rezultatet teknike të vrapimit 800 metra

 

Nr.       Atletja / Vendi                                   Koha

1)       Diana Elena Bogos (Rumani)       2’12”42

  2)       RELAKSA DAUTI (SHQIPËRI)     2’12”75

3)       Aleksandra Roljiç (Bosnje)             2’13”03

4)       Kubra Tatar (Turqi)                          2’13”25

5)       Rositca Kaneva (Bullgari)              2’14”70

6)       Kezbah Demiralp (Turqi)                2’15”57

7)       Viktoria Georgieva (Bullgari)          2’16”22

8)       Renata Sokolovska (Maqedoni)    2’26”45

9)       Albina Deliu (Kosovë)                     2’26”67

10)      Rita Hajdini (Kosovë)                      2’31”03

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh