Gjergj Vyshka 13.02.2017 12:30
Por gara e Krosit Kombëtar edhe këtë herë nuk i ka shpëtuar polemikave. Gjithçka ka ndodhur në 8 kilometra për të rritur, atje ku gjyqtaria në përfundim të garës ka skualifikuar Besjana Gegën.
Sepse kryegjyqtari i garave, Filip Nito, i ka dhënë kartonë të verdhë atletes, e cila, sipas tij, është tërhequr me biçikletë. E më pas po Nito i ka dhënë karton të kuq trajnerit, sepse, po sipas tij, e ka ndalur atleten për t’i dhënë ujë.
Gjë që nuk janë pranuar as nga trajneri i “Fortius Club” e as nga atletja, që në fakt është e motra e nënkampiones së Evropës, Luiza Gega, si dhe vajzë teze me të saposhpallurën nënkampione Ballkani për të reja në salla të mbyllura, Relaksa Dauti.
Trajneri ka bërë dhe reklamim, por në protokollin e garave nga sekretarja Vjollca Hazizllari është pasqyruar vendimi i gjyqtarisë dhe Keçi i Tiranës është fitues. Në fakt fituese jashtë gare e këtij vrapimi është kosovarja Gresa Bakraqi.
Krosi Kombëtar i Atletikës 2017
Rezultatet teknike:
4 kilometra – Të Reja:
1) Ejona Cufe (Tirana) 15’45”43
Si ekip: Tirana 8 pikë
6 kilometra – Të Rinj:
1) Marko Sefgjini (Tirana) 21’36”25
Si ekip: Tirana 8 pikë
8 kilometra – Të Rritura:
1) Deborah Keçi (Tirana) 36’23”00
Si ekip: Tirana 13 pikë
10 kilometra – Të Rritur:
1) Ilir Këllezi (Skënderbeu) 32’14”40
Si ekip: Tirana 10 pikë