Atletikë / Shqipëria, zhgënjim total në Ballkaniadën e Stambollit

Share Button

Atletike-Federata-Ballkanike-logo

Gjergj Vyshka 22.02.2015 15:25

Një dhe dy pikë të grumbulluara si ekip për femra dhe meshkuj, të tjerat kanë qenë të pallogaritshme. Pa Gegën dhe pa Smajlajn kuqezinjtë e kanë pasur të vështirë të marrin medalje. Shqipëria e atletikës dje ka qenë një zhgënjim total në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, që është zhvilluar në Stamboll të Turqisë. E thënë ndryshe, pa Luiza Gegën dhe pas Izmir Smajlajn kuqezinjtë e mbretëreshës e kanë pasur të vështirë të hyjnë në zonën e medaljeve.

Dhe shifrat flasin vetë, ndërsa si ekip Shqipëria për femra ka marrë vetëm dy pikë, kurse për meshkuj një pikë, sepse kanë qenë të paktë ata që kanë hyrë në tetëshen e më të mirëve. Të gjithë të tjerët duke qenë gjithnjë më poshtë se vendi i 8-të, pa thënë që nuk kanë nisur garën, apo më e keqja fare janë skualifikuar për shkak të faulleve në garë siç ishte rasti i rekordmenit të hedhjes së gjyles, Adriatik Hoxha, ka qenë të pallogarishtëm.

Shumë pak kohë të përmirësuara në krahasim me Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror të 2 shkurtit, që do të thotë se e gjithë vajtja në Stamboll, shoqëruar me zhgënjimin total të rezultateve, ka qenë një rrugë e shkuar dëm për Federatën Shqiptare të Atletikës në arenën ndërkombëtare për vitin 2015. Duke mbetur tek kohët e dhëna dje në Stamboll, për femra si Maria Stillo në 60 metra, ashtu dhe Ana Burda së larti janë poshtë rezultatit të arritur në Tiranë më 2 shkurt.

Kurse për Sindi Priftin është një rezultat brenda asaj çka mund të bëjë gjithnjë kjo atlete. Për meshkuj Lulzim Çengeli në 400 metra (50”78 në Tiranë, 50”77 në Stamboll), Ravio Rama në 60 metra me pengesa (8”90 në Tiranë, 8”65 në Stamboll) janë me përmirësime të rezultateve të tyre. Ndërkohë që Mario Shestani në 60 metra, Gledis Halluni në trehapësh dhe kërcim së gjati kanë rënie, kurse Hoxha në gjyle është në hije. Prandaj, duke lënë mënjanë rezultatin e Muços në 800 metra, si për meshkuj, ashtu dhe për femra vajtja në Ballkaniadën e Stambollit ishte zhgënjim.

 

Kampionatin Ballkanik i Atletikës

në Salla të Mbyllura – Izmir

 

Rezultatet teknike të kuqezinjve:

 

Femra

Maria Stillo                60 metra         vendi i 19-të              8”07

Ana Burda                 60 metra         nuk e nisi garën

Sindi Prifti                 60 m/p            nuk e nisi garën

Sindi Prifti                 Së larti            vendi i 7-të                1.55 m

Ana Burda                 Së gjati           vendi i 9-të                5.12 m

 

Shqipëria                   si ekip             vendi i 13-të              2 pikë

 

Meshkuj

Lulzim Çengeli         400 metra      vendi i 13-të              50”77

Edison Muço                        800 metra      vendi i 8-të                1’53”53

Mario Shestani         60 metra         vendi i 16-të              7”29

Adriatik Hoxha          Hedhje gjyle  i skualifikuar             (tre faulla)

Gledis Halluni          Trehapësh     vendi i 10-të              14.22 m

Ravio Rama              60 m/p            vendi i 9-të                8”65

Edison Muço                        1500 m           nuk e nisi garën

Gledis Halluni          Së gjati           vendi i 9-të                6.64 m

 

Shqipëria                   si ekip             vendi i 14-të              2 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh