Atletikë / Shqipëria vulos fundin në Ballkaniadë e Të Rriturve në Pitesht

Share Button

Atletike-Federata-Ballkanike-logo

Gjergj Vyshka 27.06.2016 09:45

Shqipëria në atletikë për të rritur ka vulosur fundin në Kampionatin Ballkanik, që dje ka përfunduar në Pitesht. Rezultatet e dobëta flasin vetë, ndërsa edhe në ditën e dytë numërohen të pakët ata që janë ngjitur deri në vendin e 7-të, të 8-të e të 9-të. E për rrjedhojë, me një delegacion “shumë e për lumë”, s’kishte ç’bënte tjetër.

Për femra renditet në vendin e 14-të mes 15 ekipeve, kurse për meshkuj jemi të 15-tët mes 16 ekipeve. Dhe në klasifikimin e përbashkët, meshkuj e femra, përsëri jemi të fundit me 11 pikë.

Diçka më mirë ka qenë Kosova, e cila duke marrë pjesë vetëm me meshkujt është renditur në vendin e 13-të me 13 pikë, kurse në të përgjithshmen e 14-ta. Përfundimisht një Ballkaniadë e dështuar, ndërsa tashmë bëhen gati moshat deri në 16 vjeç për në Krushevac, kurse të rinjtë në Turqi.

Sa për informacion të përgjithshëm, për të rritur, “kampione e Ballkanit” është Rumania për femra dhe Turqia për meshkuj. E në këto kushte, atletika shqiptare ka shumë për të analizuar për pjesëmarrjen e saj në këto veprimtari ndërkombëtare…

 

Kampionati Ballkanik i Atletikës

(Të Rritur & Të Rritura)

Pitesht – Rumani

 

Rezultatet teknike të ditës së dytë:

 

Meshkuj

200 m                         Mario Shestani         vendi i 18-të              22”71

200 m                         Daniel Guri               vendi i 21-të              24”21

800 m                         Edison Muço                        vendi i nëntë             1’50”75

800 m                         Eraldo Qerama         vendi i 12-të              1’51”73

Kërcim Trehapësh   Durjan Idrizaj                        vendi i 11-të              13.86 m

Kërcim Trehapësh   Suad Bashku                       vendi i 12-të              13.52 m

Hedhje disku                        Admir Dizdari            vendi i 15-të              38.44 m

Hedhje disku                        Klaudio Selamaj       vendi i 16-të              34.32 m

Hedhje shtize           Agim Lushaj              vendi i shtatë                        49.87 m

Hedhje shtize           Juri Hoxhalli             vendi i tetë                 47.53 m

4×400 m                     Shqipëria A               vendi i tetë                 3’17”30

 

Si ekip: Shqipëria, vendi i 15-të, 8 pikë

 

Femra:

Kërcim Së gjati         Joana Hazizllari       vendi i 15-të              5.34 m

Kërcim Së gjati         Naze Thomai                        vendi i 18-të              4.46 m

 

Si ekip: Shqipëria, vendi i 14-të, 3 pikë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh