Atletikë / Shqipëria e të rriturve, asgjë për të thënë në Ballkaniadë

Share Button

Atletike-Rumani-Ballkaniada-2016

Gjergj Vyshka 26.06.2016 22:05

Që në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Të Rriturve, që është duke u zhvilluar në Pitesht të Rumanisë, Shqipëria e atletikës ka vërtetuar se nuk ka asgjë për të thënë në këtë garë.

Që në ditën e parë shumë pak rezultate mbresëlënëse, apo pranë zonës së medaljeve. Që do të thotë se pa Luiza Gegën dhe Smajlajn, po pse jo dhe të tjerë emra të spikatur të rekordeve, kjo Shqipëri e ka të vështirë t’i afrohet zonës së medaljeve.

Një vend i 6-të në stafetën 4×100 metra për femra, apo dhe dy vende të 7-ta për meshkuj, një në stafetën 4×100 metra dhe një në 5000 metra nga Enea Gjini kanë qenë shumë pak për të premtuar.

Dhe e njëjta situatë duket se do të jetë dhe në ditën e dytë, ndërsa kështu shkon dhe një tjetër veprimtari ndërkombëtare “bosh” për atletikën shqiptare.

 

Kampionatit Ballkanik i Atletikës

Të Rritur & Të Rritura

Pitesht – Rumani

 

Rezultatet teknike të ditës së parë:

 

Meshkuj

Kërcim Së Gjati                     Ergys Gjeçaj              (vendi i nëntë)          6.94 m

400 m                                     Edmond Murataj       (vendi i 11-të)            49”33

400 m                                     Marko Makaj              (vendi i 15-të)            51”53

100 m                                     Mario Shestani         (vendi i 21-të)            11”31

100 m                                     Aldi Hoxha                (vendi i 26-të)            11”67

400 m/p                                  Daniel Limani           (vendi i 12-të)            57”75

400 m/p                                  Krenar Myrteza         (vendi i 13-të)            57”78

Hedhje gjyle                          Adriatik Hoxha          (vendi i 14-të)            15.48 m

1500 m                                   Malvin Nikolla           (vendi i 10-të)            4’05”97

1500 m                                   Genci Lugja              (vendi i 12-të)            4’14”34

5000 m                                   Enea Gjini                 (vendi i shtatë)          16’15”78

4×100 m                                 Shqipëria A               (vendi i shtatë)          44”28

 

Femra

100 m                                     Eneda Deliu             (vendi i 15-të)            12”81

100 m                                     Elmedina Oruçi        (vendi i 17-të)            14”72

Trehapësh                             Naze Thomai                                                            eliminuar

Trehapësh                             Elmedina Oruçi                                            eliminuar

4×100 m                                 Shqipëria A               (vendi i gjashtë)        54”05

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh