AlbanianSport.com 06.06.2015 20:00
ASNN – Federata e Atletikës e Serbisë i ka dërguar një letër proteste Federatës Botërore (IAAF) për pranimin e përkohshëm në të të Federatës së Kosovës.
Sipas mediave vendëse, Federata serbe pretendon se homologia e saj kosovare është pranuar në kundërshtim me statutin e IAAF-it dhe insiston se të dhënat e zyrtarëve kosovarë gjatë aplikimit nuk ishin të sakta.
Atletika kosovare u votëbesua si anëtare e përkohshme e familjes botërore në fillim të muajit prill, ndërkohë që pranimi i plotë i saj pritet të bëhet në muajin gusht, kur do të zhvillohet edhe Kongresi në Kinë në kuadër të kampionatit botëror në Pekin.
“Ne kemi dërguar letër në IAAF dhe kemi protestuar për mënyrën se si është pranuar e ashtuquajtura Federata Atletike e Kosovës”, – ka thënë Slobodan Brankoviç, sekretar i Përgjithshëm i Federatës serbe.
“Në letër i kemi përmendur se ata janë pranuar në bazë të të dhënave jo të sakta dhe në kundërshtim me statutin e IAAF-it”, – ka shtuar ai.