Atletikë / Ruli: Marrim tituj evropianë, por financimet janë qesharake (III)

Share Button

AlbanianSport.com 12/12/2018 14:45

ASNN – Atletika Shqiptare ka kaluar peripecitë e saj, me shumë sfida dhe pengesa, por ajo mbetet ende një sport bazë, një sport që në Shqipëri është vënë në kushtet e mbijetesës për shkak të dëmtimit masiv të infrastrukturës, por edhe mungesën e financimit. Dihet që në të gjithë botën atletika është sport që financohet nga shteti dhe ajo kërkon sforco financiare, por është garanci për zhvillimin e sportit të një vendi.

Pikërisht këtë ka parasysh edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, njëherësh trajneri i sportistit kampion Izmir Smajlaj, i cili, përpos optimizmit që këtij sporti nuk i mungojnë yjet, duke veçuar Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn, por edhe sportistë të tjerë të nivelit të lartë, vë theksin tek domosdoshmëria e shtimit të fondeve për të ripërtërirë atletikën.

Më së pari, duke kërkuar që t’u krijohen kushtet infrastrukturore dhe njëherësh financiare sportistëve elitarë. Për Rulin financat po shndërrohen në “thembra e Akilit” e atletikës, pasi po bëhen pengesë për një stërvitje normale dhe për pjesëmarrje në gara. Kjo është intervista e Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, për të përditshmen shqiptare, “SOT”, që AlbanianSport.com jua solli në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Si qëndrojnë të ardhurat e atletikës tonë (fondi grant) krahasuar me ato të vendeve të rajonit?

– Kosova, shteti tjetër shqiptar në rajon, merr 250 mijë Euro në vit fond, pra gati 5-6 herë më shumë sesa atletika jonë. Maqedonia merr 260 mijë Euro dhe Mali i Zi, 300 mijë Euro. Të gjithë marrin disafish më shumë, kurse ne mbetemi në vend. Kjo bëhet akoma më kuptimplote kur përmend që e vetmja që merr medalje në rang ndërkombëtar, si tituj evropianë etj, është vetëm atletika jonë. Ne marrim medalje evropiane e na akordohet një buxhet gjashtë herë më i vogël sesa buxheti i çdo federate në vendet e rajonit. Kemi vendosur që, nëse nuk na akordojnë të paktën 150 mijë Euro për vitin 2019, të futemi në grevë.

 

– Çfarë kërkoni konkretisht?

– Kushte dhe financim. Nuk bëhet sporti pa buxhet të shëndoshë. Për hatër të sportistit unë kam lënë punën, kam hequr dorë nga gjërat e mia dhe po qëndroj larg familjes time. Ministrja e sportit, apo kushdo qoftë, duhet ta shikojë këtë situatë. Ne nuk kërkojmë miliona të pajustifikuar, por kërkojmë që t’i jepet atletikës ajo që meriton. Me 150 mijë euro në vit ne do të gjenim vetëm mënyrën e mbijetesës, të organizojmë veprimtaritë, të kujdesemi për stërvitje dhe të zhvillojmë garat sipas kalendarit. Të mos shkojë gjendja deri atje sa të krijojmë kushte që sportistët dalin të lypin. Në këtë moment unë duhet të isha në Kubë, në një vend të ngrohtë ku ka dhe kushte për atletikën, sepse sportisti ka nevojë për 1,200 kërcime në muaj. Por që të bësh stërvitje atje duhen 6-7 mijë dollarë në muaj, gjë që ne nuk i kemi.

 

– Çfarë rezultati pretendoni gjatë 2019-s?

– Synimi ynë është 8.30 metër dhe unë ju siguroj që do të jetë lider i 100 metrave. Po kështu, shpresojmë që të thyejmë rekordin kombëtar në trehapësh. Në Gllasgou do të konkurrojmë në 60 metër dhe në kërcim së gjati. Unë mendoj se Izmir Smajlaj mund të kapë 100 metrat për 10.02 sekonda.

 

– Ka kritika ndaj jush e federatës. Ka rënie të numrit të sportistëve. Ju e dini, dikur…

– Nuk flitet me “dikur…”. Natyrisht, më parë ka pasur sportistë shumë në sasi, por në cilësi jemi më mirë sot. Kemi pasur para vitit 90-të vetëm një kampione në një miting, Pavlina Evron, kurse sot kemi “kampion” Evrope e Ballkani. Luiza Gega ka fituar mbi 200 medalje. E keqja është se këtu financohen ca skuadra që shkojnë e humbin me diferencë 100 pikë në basketboll, e nuk financohet atletika, sporti i vetëm që siguron pjesëmarrjen në Olimpiadë me normë. Pakkush e di sot që kampioni i Ballkanit dhe Evropës, Izmir Smalaj, nuk ka këpucë për të veshur në garë, sepse këpucët kushtojnë 300 euro dhe nuk rezistojnë më shumë se për dy gara. Në akademinë e ambasadorëve para pak ditësh, ishin zgjedhur si modele në sport vetëm atletët tanë. Në median e shkruar sportive mbushen faqet me femra nudo e jo me atletët e shkëlqyer të Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh