Atletikë / Ruli: 2018-ta, e suksesshme, Izmir Smajljaj, me ADN suksesi (I)

Share Button

AlbanianSport.com 10/12/2018 18:25

ASNN – Atletika Shqiptare ka kaluar peripecitë e saj, me shumë sfida dhe pengesa, por ajo mbetet ende një sport bazë, një sport që në Shqipëri është vënë në kushtet e mbijetesës për shkak të dëmtimit masiv të infrastrukturës, por edhe mungesën e financimit. Dihet që në të gjithë botën atletika është sport që financohet nga shteti dhe ajo kërkon sforco financiare, por është garanci për zhvillimin e sportit të një vendi.

Pikërisht këtë ka parasysh edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, njëherësh trajneri i sportistit kampion Izmir Smajlaj, i cili, përpos optimizmit që këtij sporti nuk i mungojnë yjet, duke veçuar Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn, por edhe sportistë të tjerë të nivelit të lartë, vë theksin tek domosdoshmëria e shtimit të fondeve për të ripërtërirë atletikën.

Më së pari, duke kërkuar që t’u krijohen kushtet infrastrukturore dhe njëherësh financiare sportistëve elitarë. Për Rulin financat po shndërrohen në “thembra e Akilit” e atletikës, pasi po bëhen pengesë për një stërvitje normale dhe për pjesëmarrje në gara. Kjo është intervista e Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, për të përditshmen shqiptare, “SOT”, që AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Federata mbylli veprimtaritë e saj sportive për vitin 2018 dhe ju bëtë një bilanc të punës, si dhe projektuar të ardhmen për vitin 2019. Për çfarë duhet ta mbajmë mend atletikën e vitit që po lëmë pas?

– Varet në çfarë këndvështrimi e shohim. Por në tërësi atletika ka mbyllur një vit të suksesshëm. Ishte vit ku atletika u shfaq si elitë e sporteve, gjë që i ka munguar. Kemi një kastë sportistësh të nivelit të lartë, që konkurrojnë në nivelin më të lartë evropian, me Luiza Gegën, sportiste e nivelit të lartë, kemi Izmir Smajlajn, kampion Ballkani dhe kampion i vendeve të vogla, kemi edhe sportistë mjaft cilësorë dhe në rritje të rezultateve si Franko Bruno, David Nikolli, por edhe të rinj mjaft të talentuar që po përpiqen të lënë gjurmën e tyre në këtë sport. Në këtë moment që po flasim, David Nikolli dhe Ilir Këllezi po marrin pjesë në Krosin Ndërkombëtar që po zhvillohet në Holandë. Nikolli është element me perspektivë në garat e vrapimeve të mesme. Pra janë 4 atletë që nuk e lënë Shqipërinë pa medalje, por unë jam optimist sepse kemi dhe mjaft të rinj e të reja që po rriten dhe janë në rrugën e duhur. Megjithatë, insistoj që këtyre sportistëve të rinj të mos u tërheqim “kapistrën”, duke i ngarkuar me stërvitje mbi mesataren për moshën, në mënyrë që të mos i djegim nga ngarkesa në një moshë fare të vogël. Unë jam “partizan” i asaj që më së pari një atlet duhet edukuar, të mos i jepte volum i madh pune, në mënyrë që ai të ketë një karrierë të gjatë sportive.

 

– Keni kohë që merreni me atletin Izmir Smajlaj, i cili, siç e dimë të gjithë, ka pritshmëri të mëdha. Çfarë do të bëhet me sportistin, cilat janë pritshmëritë e tij?

– Unë pata fatin si president i federatës, por prej dy vitesh edhe si trajner, ta drejtoj këtë fenomen të atletikës shqiptare në rrugën e suksesit. Kur unë e përmenda në fillim fare që ai do të dalë “kampion Evrope”, më quajtën në rastin më të mirë euforik, e në rastin më të keq të çmendur. Por unë nuk e kam mbyllur vlerësimin tim për të. Sepse Izmir Smajlaj është me potencial të atillë që mund të jetë lider botëror i këtij sporti dhe i atletikës në përgjithësi. Unë nuk jam trajner i garave të gjata dhe s’bëj kompetentin atje ku s’më takon, por këtë disiplinë e njoh mirë sepse e kam ushtruar. Nëse shteti do të kthente sytë nga ky fenomen, ju siguroj që del kampion bote. Unë përulem para çdo sportisti të cilësisë së lartë, por kur është fjala për Izmir Smalajn jap garanci, sepse njoh ADN-në e suksesit. Unë dua të evitoj që, gabimet që dikur janë bërë mbi mua, të mos bëhen tek atleti. Smajlaj nuk është kampion për figurë, por kampion në rezultat dhe ju e dini se çfarë vështirësie ka kjo garë. Kërcimi së gjati është nga disiplinat më të vështira për shkak të komponentëve që e përbëjnë. Shumë flasin nga jashtë, por pak e dinë se në çfarë sakrificash po stërvitet. Pse i bëjmë thirrje vazhdimisht shtetit për mbështetje? Sepse ky sport e ka të domosdoshme ndihmën. Kemi krijuar për nevojat e stërvitjes një “inkubator”, në mënyrë që sportisti të ketë minimumin e zhvillimit të programit stërvitor. Por kushtet tona, siç e dini dhe ju, janë “mizerabël”.

 

vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh