AlbanianSport.com 21.04.2016 21:20
ASNN – Garat e djeshme në pistën me tartan të Stadiumit “Elbasan Arena” duket se kanë qenë nostalgjike për trajnerin e Flamurtarit, Kastriot Malajn, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi.
Sepse më 1981, ose më saktë 35 vjet më parë, në stadiumin e Elbasanit, asokohe “Labinoti”, të dy kanë qenë rekordmen kombëtare. 72.00 metra është fiksuar shtiza nga Kastriot Malaj, kurse në 800 dhe 1500 metra Dionisi do të ishte rekordmen.
Dhe ky moment, që sipas Dionisit është kujtuar nga “labi” Malaj, nuk ka munguar të diskutohet dhe të komentohet prej dy protagonistëve të asaj ngjarjeje 35 vjet më parë në Elbasan…