AlbanianSport.com 10/06/2018 18:00
ASNN – Atletika shqiptare nuk ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 18 vjeç, që dje është zhvilluar në Stamboll. E kjo, të paktën sipas burimeve të sigurta, për arsye të mungesës së fondeve. Në Ballkan gjithçka do të jetë për të rinjtë në Stamboll, si dhe të rriturit në Stara-Zagora.
Vetëm kaq, sepse fonde për aktivitete të tjera ndërkombëtare nuk ka. Ndërkaq, Franko Burraj ka qenë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Kupën e Mesdheut për moshën deri në 23 vjeç, që është duke u zhvilluar në Xhesolo të Italisë. Burraj ka marrë pjesë në dy gara, 200 dhe 400 metra.
Në të parën është skualifikuar nga gjyqtaria për shkak të nisjes përpara dhënies së startit, duke shkaktuar faull, kurse në të dytën, me kohën më të mirë të tij, që është 47”67, ka zënë vendin e 6-të duke u kualifikuar për në finale, e cila zhvillohet sot, ndërsa Burraj është në korsinë e tetë.
Përgjithësisht Burraj vijon të jetë në rritje të rezultateve, pavarësisht pozicionit që ka pasur në 400 metra, apo dhe skualifikimit në 200 metra.