Atletikë / Nallbani: Smajlaj, një vlerë e shtuar për klubin e Studentit

Share Button

Izmir-Smajlaj

Gjergj Vyshka 07.10.2016 13:25

Shefi i klubit shumësportësh, Blendi Nallbani: “Ardhja e këtij rekordmeni është një vlerë e shtuar për klubin tonë, sepse kështu vetëm futbollin nuk kemi si disiplinë. Në gjithë të tjerat jemi në rrugë të mbarë. Smajlaj ka që në fillim të kësaj jave që është bërë pjesë e klubit tonë. Është duke bërë stërvitje në Kodrat e Liqenit. Ende nuk mund të them se kë do të ketë trajner.”

“Mundet të ketë përsëri atë që ka pasur në Shkodër, që është i impenjuar dhe me punët e tij të përditshme, – ka vijuar ish-portieri i Tiranës dhe Partizanit. – Por për mua është e rëndësishme që atletika, ashtu sikurse dhe disiplinat e tjera sportive, është ringjallur në klubin tonë. Na mungon vetëm futbolli, sepse të gjithë pjesën tjetër të disiplinave sportive ne i kemi në klub deri dhe tek xhudo.”

“Kemi krijuar një muze me të gjithë historinë e Studentit, sepse ky klub nuk e nis historinë me mua, – ka theksuar Nallbani. – E kanë nisur të tjerë dhe do ta vazhdojnë të tjerë. Por shumë shpejt do të përpiqemi të ngremë dhe disiplinat e tjera të atletikës për të pasur një sport dhe një ekip të plotë në këtë drejtim. Ardhja e Izmir Smajlajt është një vlerë e shtuar për klubin tonë”.

Nuk duhet harruar që Smajlaj me 7.75 metra ishte i 9-ti në Kampionatin Evropian në korrik në Amsterdam, kurse në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” me 7.72 metra ishte i 21-ti. Ndërkohë që me 7.85 metra vetëm disa javë më parë ishte i pari në Turneun “Robert Emian” në Armeni. Një atlet me shumë perspektivë dhe, si i tillë, i duhet klubit shumësportësh “Studenti”, që kështu e ka ringjallur disiplinën e humbur të atletikës.

8.03 metra është rekordi kombëtar i kërcimit së gjati që Izmir Smajlaj e ka vendosur këtë vit në “Elbasan Arena” në Mitingut Ndërkombëtar, që është zhvilluar më 22 maj të këtij viti. 16.30 metra është rekordi i ri kombëtar në kërcimin trehapësh që Izmir Smajlaj pat vendosur në ditën e parë të kampionatit të të rriturve, më 7 qershor në “Elbasan Arena”, rekord pas 30 vitesh

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh