Atletikë / Ministria e Mbrojtjes, “Medalje Mirënjohjeje” për Luiza Gegën

Share Button

Atletike-2016-Luiza-Gega-Kodheli-grup

Gjergj Vyshka 01.08.2016 12:30

3 korrik 2014, Luiza Gega, pjesëtare e Policisë Ushtarake, do të ngjitej në tribunë e do të premtonte mbajtjen dhe ngritjen sa më lart të flamurit të Shqipërisë në arenën Botërore dhe Evropiane. E pas dy vjetësh, më 10 korrik 2016, e vogla e artë e atletikës shqiptare do të ishte nënkampione e Evropës në Amsterdam në 3000 metra me pengesa. Dhe tashmë, edhe duke qenë flamurmbajtësja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, por jo vetëm kaq, e vetmia shpresë e vendit tonë për një medalje olimpike, Luiza Gega vijon stërvitjen intensive në Dardhë dhe në Korçë.

E sigurisht, edhe pse është e diel, teksa të tjerët janë duke u kredhur pranë bregdetit, apo dhe liqenit, e pse jo dhe në vende malore, Luiza Gega nuk ka pushim. Stërvitje, stërvitje, me qëllimin final sjelljen e medaljes së parë olimpike në Shqipëri. Por për të ka dhe surpriza… Nënkampionia e Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, ka marrë një surprizë nga kolegët e saj të Policisë Ushtarake dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kjo e fundit, si dhe efektivët e Policisë Ushtarake kanë vizituar atleten në fshatin turistik të Dardhës, atje ku po stërvitet në prag të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Me rastin e shpalljes nënkampione e Evropës në 3000 metra me pengesa, pjesëtarja e Forcave të Armatosura, është nderuar nga ministrja Kodheli me Medaljen e Mirënjohjes për kontributin dhe vlerat e veçanta në shërbim të lartësimit të figurës së ushtarakut të Forcave të Armatosura, brenda dhe jashtë vendit. Ministrja Kodheli, e shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Pendavinji, përgëzoi atleten për rezultatin e shkëlqyer që arriti në Kampionatin Evropian, si dhe i uroi asaj suksese në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh