Atletikë / “Mbretëresha e sporteve”, në pritje të shtrimit të pistës së kërcimit

Share Button

AlbanianSport.com 08/12/2018 08:50

ASNN – Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kishin programuar që në fund të këtij viti të mbyllnin pistën e kërcimit së gjati dhe atij trehapësh pranë ish-Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, në zonën pranë “Juveniljes”. Sipas burimeve nga FSHA-ja, pista që do të shërbente për kërcimet së gjati dhe atë trehapësh, e projektuar me tartan dhe e planifikuar të ishte gati për fundviti, duket se është “peng” i motit.

Pasi shtrimi i tartanit kërkon një temperaturë të moderuar mbi 17 gradë celcius. Lagështira dhe temperaturat e ulëta nuk po e lejojnë përmbylljen e saj, por referuar qëndrimit të FSHA-së, pista do të mbyllet në momentin më të parë që do të krijohen kushtet e përshtatshme të motit. Megjithatë, duke pasur parasysh se jemi në dimër, ekzistojnë gjasat që pista të mos bëhet gati edhe për disa muaj të tjerë, gjë që do të dëmtonte objektivat e sportistëve të kërcimit së gjati dhe atij trehapësh.

Siç dihet, kushtet e atletikës në kryeqytet janë të mjerueshme, pasi mungon infrastruktura e përshtatshme. Dhe sportistët elitarë janë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë drejt Elbasanit ose në pista të tjera të rretheve për të realizuar programin e tyre stërvitor. Për një atlet si Izmir Smajlaj, këto kushte janë jo vetëm të domosdoshme, por edhe përcaktuese për rezultatet e tij në garat ndërkombëtare. Fenomeni i kërcimit si gjati do të marrë pjesë në Evropianin e sallave të mbyllura.

Ky Evropian do të zhvillohet në Gllasgou dhe synon me patjetër medalje. Madje sipas trajnerit të tij, Gjergj Ruli, viti 2019 do të jetë viti i shpërthimit akoma më të madh të Izmir Smajlajt në rang ndërkombëtar. Por ai kujtoi për pushtetarët të zgjidhin “qesen” për atletikën, sepse buxheti i saj nuk mjafton as për t’u stërvitur normalisht.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh