Atletikë / Maratona e Athinës, Jorgo Mino fiton të bronztën në 5 km

Share Button

Maratona-Athine-logo

AlbanianSport.com 23.10.2014 16:55

Atleti i Kombëtares shqiptare, Jorgo Mino, u kurorëzua me fitoren e medaljes së bronztë në garën e 5 km në Maratonën e Athinës të zhvilluar më 9 nëntor për të 32-n herë në histori. Sipas trajnerit të tij, Juxhin Cili, në këtë garë morën pjesë 2,994 atletë nga shumë vende të botës, mes tyre Greqia, Polonia, Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Qipro, Bullgaria, Italia, Gjermania, Kanadaja, SHBA-ja etj. Në përfundim të garës, atleti ynë, Jorgo Mino, ka humbur me vetëm 1 sekondë medaljen e argjendtë.

Medaljen e artë e mori atleti i Kombëtares greke, Konstantinos Nakopulos, me kohën 15’26″, rekordmeni i Greqisë në garën e 800 metrave. Me vendin e dytë u nderua një tjetër atlet vendës, Andreas Dimitrakis 15’35″, ky kampion i Greqisë në garën e 1500 m dhe pas tij me 1 sekondë diferencë plotësoi podiumin atleti i Kombëtares shqiptare, Jorgo Mino. Sipas trajnerit të Kombëtares, Mino ka regjistruar rezultatet më të mira të vitit në garat e 3000 m/p dhe 5000 m, njëherësh anëtar i Kombëtares kuqezi në veprimtaritë më të rëndësishme ndërkombëtare.

Trajneri Çili tha për të përditshmen më të madhe sportive në Shqipëri, “Panorama Sport” se gara ka pasur ulje-ngritjet e saj, por finalizimi ishte mbresëlënës. “Në një veprimtari të tillë, nga më prestigjiozet në maratonat ndërkombëtare, arritje të tilla janë historike për atletikën shqiptare. Jam shumë i lumtur me rezultatin e arritur nga atleti.” Shumë i emocionuar ishte edhe vetë medalisti.

“Kjo është historike për atletikën shqiptare dhe këtu gjej rastin të falënderoj familjen time për mbështetjen e madhe që më ka dhënë gjatë gjithë kohës, trajnerin tim Juxhin Çili, por edhe Federatën Shqiptare të Atletikës, veçanërisht presidentin, Gjergj Ruli, dhe sekretarin e përgjithshëm, Nikolin Dionisi, për mundësinë që më dhanë për të përfaqësuar atdheun tim në veprimtari ndërkombëtare. Shpresoj që në të ardhmen t’i dhuroj Shqipërisë medalje edhe më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare”, – ka përfunduar Mino.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

AlbanianSport.com 10/02/2024 20:25 ASNN – Për herë të 10-të “kampione” e Ballkanit. Luiza Gega

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

AlbanianSport.com 28/01/2024 20:35 ASNN – U zhvillua të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

AlbanianSport.com 25/01/2024 16:15 ASNN – “Yjet e Ballkanit në sport”, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë.

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

AlbanianSport.com 25/01/2024 21:45 ASNN – Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh