AlbanianSport.com 01/06/2018 08:55
ASNN – Luiza Gega, “kampione” e Ballkanit në sallat e mbyllura për vitin 2018, por njëkohësisht dhe fituese e medaljes së artë në Mitingun e Stambollit në salla të mbyllura, ka bërë dje daljen e saj të parë në arenën ndërkombëtare për garat e verës.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse në “Diamond Ligë” në Romë, atje ku në 3,000 metra me pengesa, që është dhe gara e saj, ka zënë vendin e 9-të mes 21 pjesëmarrëse me kohën 9’22”00.
Kohë që shënon rekord kombëtar, të cilin e mbante po vetë që nga 2016-a, teksa me 9’26”05 do të shpallej në Amsterdam, nënkampione e Evropës. Me kohën e djeshme në Romë, të paktën edhe sipas trajnerit Stërmasi, është e para në Evropë. Në program është pjesëmarrja në “Diamond Ligë” në Oslo, më 7 qershor 2018.
Nëse nuk realizohet, gjithnjë sipas Stërmasit, do të jetë në Huelva të Spanjës më 8 qershor për 1,500 metra dhe në Ostrava më 13 qershor, “World Challenge”, në 3,000 metra me pengesa. Të gjitha këto gara do të jenë parapërgatitje e mirë për Lojërat Mesdhetare në Tarragona, atje ku e vogla e artë e atletikës shqiptare përgatitet për medalje.
“Diamond Liga 2018” – Romë
Rezultatet teknike të garës së 3,000 metrave me pengesa:
1) Hyvin Kijeng (Kenia) 9’04”96
2) Sheptek Selifine Shespol (Kenia) 9’05”14
3) Norah Jeruto (Kenia) 9’07”17
4) Ema Kobërn (SHBA) 9’08”13
5) Beatris Shepkoesh (Kenia) 9’15”85
6) Mutile Uinfred Javi (Bahrein) 9’16”38
7) Daisi Jepkemei (Kenia) 9’18”44
8) Aisha Progt (Xhamajka) 9’19”33
9) LUIZA GEGA (SHQIPËRI) 9’22”00
10) Habiba Gribi (Tunizi) 9’31”36
11) Purifi Kirui (Kenia) 9’31”96
12) Rosie Klark (Britani e Madhe) 9’32”08
13) Ofeli Klod Boksberger (Francë) 9’34”43
14) Felisitas Gesa Krauze (Gjermani) 9’39”52
15) Tugba Guvenç (Turqi) 9’39”68
16) Hoze Maria Perez (Spanjë) 9’43”48
17) Irene Eskribano Sançez (Spanjë) 9’44”48
18) Fadua Madane Sidi (Marok) 9’46”10
19) Birtukan Adamu (Etiopi) 9’55”77
20) An Gatoni (Kenia) s’e përfundoi garën
21) Karoline Tuigong (Kenia) s’e përfundoi garën