Atletikë / Luiza Gega, sonte në pistën e Romës për të synuar rekordin

Share Button

Atletike-Luiza-Gega-garai-Doha-2015

AlbanianSport.com 04.06.2015 12:05

ASNN – Sonte, duke nisur nga ora 21:18, atletja shqiptare, Luiza Gega, do të zbresë në pistën e Stadiumit Olimpik të Romës, duke synuar të thyejë për herë të dytë rekordin kombëtar në garën e 1,500 metrave. Duke folur për AlbanianSport.com nëpërmjet linjës telefonike, Gega ka deklaruar se gara e Romës është një tjetër shans i mirë për të për të synuar të përmirësojë rekordin kombëtar që vendosi në Doha.

Vetëm pak javë pasi ka konfirmuar edhe një herë statusin e saj si atletja më e mirë shqiptare e momentit, Luiza Gega, e ka hedhur vështrimin tek gara e radhës në “Diamond Ligë”. Veprimtaria më prestigjioze vjetore e atletikës botërore individuale zhvillon sonte garat e stacionit të 3-të të saj dhe destinacioni i radhës është kryeqyteti italian, Roma.

Duke folur për AlbanianSport.com nëpërmjet linjës telefonike, Gega ka deklaruar “gara e Romës është një tjetër shans i mirë për të për të synuar të përmirësojë rekordin kombëtar që vendosi në Doha. “Është një garë që do të zhvillohet në kushte të përafërta orari, por edhe klime me Tiranën dhe prandaj jam optimiste për një tjetër rezultat pozitiv”, – ka shtuar Gega.

Edhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka theksuar se sonte pritet një garë e fortë dhe shanset për thyerjen e rekordit janë të mëdha. “Mos harroni se sot zbresin në pistë 5 më të mirat e botës në garën e 1,500 metrave dhe, nëse gjithçka shkon mirë deri në 400 metrat e fundit, unë mendoj se Luiza ka shanse reale për ta thyer sërish rekordin kombëtar”, – ka thënë Stërmasi për AlbanianSport.com nëpërmjet linjës telefonike.

Natyrisht, synimi madhor i Luiza Gegës është medalja në Lojërat e para Olimpike Evropiane, ku ajo do të garojë në disiplinën e 800 dhe 1,500 metrave. Gara e Luiza Gegës sonte nis në ora 21:18.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

(Video) Atletikë / Stërmasi: Ballkaniku, rezultate të pritshme, tani synojmë lart

AlbanianSport.com 13/02/2024 20:15 ASNN – “Atletika shqiptare, me synime madhore”. Presidenti

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

(Video) Atletikë / Luiza Gega, në histori, sportistja me më tepër medalje

AlbanianSport.com 10/02/2024 20:25 ASNN – Për herë të 10-të “kampione” e Ballkanit. Luiza Gega

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

Atletikë / Kampionati Dimëror, shpallen fituesit e veprimtarisë së parë të vitit

AlbanianSport.com 28/01/2024 20:35 ASNN – U zhvillua të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

Anketa ballkanase e yjeve të sportit, nga Shqipëria spikat Luiza Gega

AlbanianSport.com 25/01/2024 16:15 ASNN – “Yjet e Ballkanit në sport”, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë.

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

“Yjet e Ballkanit në sport”, edhe 7 të tjerë nga Shqipëria & Kosova

AlbanianSport.com 25/01/2024 21:45 ASNN – Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh