Atletikë / Luiza Gega, Botërori i Portlandit, një “zhgjëndërr”e keqe

Share Button

Atletike-Portlend-1500-m-flu-2016

Gjergj Vyshka 19.03.2016 07:55

Luiza Gega dhe Botërori i saj në sallat e mbyllura në Portland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë një shfaqje shumë e keqe. Rekordmenia e Ballkanit dhe e Shqipërisë në 1,500 metra në sallat e mbyllura me kohën 4’06”89 gati një muaj më parë, madje duke qenë edhe Kampione e Ballkanit, nuk ka mundur të dalë mbi gjendjen e saj gripale.

Që edhe pse e kishte lënë pas, teksa siç pat deklaruar trajneri i saj Taulant Stërmasi një ditë më parë në gazetën “Sport Ekspres” u shoqërua për tre ditë me temperaturë të lartë 39 e gjysëm, përsëri ka dhënë një gjendje dobësie për atleten. Pasoja është vendi i tetë në baterinë e dytë gjysmëfinale të Botërorit të Sallës me një kohë që duhen hapur blloqe shënimesh e gazetash për të parë se kur e ka bërë për herë të fundit atë.

4’16”12, që do të thotë gati 9”23 të qindtat larg atij rekordi që ka dhënë më 27 shkurt në Stamboll me kohën 4’06”89. Dhe në një farë mënyre, e kjo jo për fajin e saj, sepse në një farë mënyre sëmundjet e gjendjet virale për njerëzit janë, ka çuar dëm të gjithë përgatitjen 9-javore në Iten të Kenias. Sigurisht Luiza Gega mbetet dhe do të jetë imazhi më i mirë i atletikës shqiptare me të gjitha rekordet kombëtare që ka jo vetëm për salla të mbyllura, por dhe në pistë të hapur.

Por tashmë ndoshta duhet kërkuar dhe duhet gjetur një modul tjetër që në Kampionate Evropiane dhe Botërore, jo vetëm në salla të mbyllura, por dhe në pista të hapura të ketë një hap më shumë dhe të jetë gjithnjë pranë zonës së medaljes. Sepse bota vijon ta llogarisë me të gjitha kohët e saj nëpër mitingje ndërkombëtare, kampionate kombëtare dhe ballkanike, ta llogarisë si të tillë.

E djeshmja ishte një shfaqje e keqe dhe për t’u harruar, ndërsa tashmë pritet një tjetër Luizë në Kampionatin Evropian të Amsterdamit, si dhe në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Gjithnjë si sportistja e parë e kualifikuar me normë në Olimpiadë.

 

Kampionati Botëror i Atletikës

në Sallave të Mbyllura

“Portlend 2016”

 

Rezultatet teknike të baterisë së dytë

gjysmëfinale të 1,500 metrave femra

 

Nr.       Atletja / Kombësia                            Koha

1)       Sifan Hasan (Holandë)                  4’07”28

2)       Gudaf Tsegai (Etiopi)                      4’07”98

3)       Danuta Urbanik (Poloni)                4’09”41

4)       Melisa Dankan (Australi)                4’10”40

5)       Gabriele Steford (Kanada)             4’11”46

6)       Kori Mekgi (SHBA)                          4’11”62

7)       Klaudia Bobocea (Rumani)                       4’12”38

8)       LUIZA GEGA (SHQIPËRIA)           4’16”12

9)       Beata Nishimue (Ruanda)             4’19”39

10)      Tamara Armush (Jordani)              4’37”61

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh