Gjergj Vyshka 18.02.2017 08:45
Luiza Gega ka shpërthyer fort dje në Mitingun Ndërkombëtar të Stambollit, teksa ka janë gati dy sekonda ka përmirësuar rezultatin që të martën ka arritur në Ostravë, atje ku ishte e dyta.
Dhe duke i shtuar edhe vendin e tretë në Francë në 3000 metra, shoqëruar dhe me rekord kombëtar me 8’52”53, atëherë konfirmohet plotësisht se Luiza Gega është në një formë të jashtëzakonshme. E aftë për të bërë gjithçka mirë në garat zyrtare ndërkombëtare, që janë Kampionati Ballkanik i Sallave të Mbyllura më 25 shkurt në Beograd, ndonëse vajtja është me pikëpyetje, si dhe në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, po në Beograd nga data 3, deri më 5 mars 2017.
Mitingu Ndërkombëtar i Atletikës
në Salla të Mbyllura – Stamboll 2017
Rezultatet teknike të garës së 1,500 metrave
Nr. Atletja / Vendi Koha
1) LUIZA GEGA (SHQIPËRI) 4’06”66
2) Meriem Akdak (Turqi) 4’09”95
3) Jasemin Xhan (Turqi) 4’11”54
4) Ozlem Kaja (Turqi) 4’12”55
5) Siham Hilali (Marok) 4’13”29
6) Emine Hatun Tuna (Turqi) 4’17”16
7) Damla Çelik (Turqi) 4’44”06
8) Tamara Tverdostup (Ukrainë) s’e mbaroi garën