Gjergj Vyshka 05.04.2016 14:25
Federata Shqiptare e Atletikës, përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Nikolin Dionisi, ka lajmëruar se Kampionati Kombëtar i grupmoshës Nën-13 dhe deri Nën-16, i parashikuar në kalendar për këtë të mërkurë, do të shtyhet për një javë më vonë.
Ka ndodhur kështu, sepse të mërkurën, duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” do të luhet ndeshja e kategorisë së Parë, Dinamo-Pogradeci, e vlefshme për grupin e Jugut.
Në fakt, ky grup i kishte shtyrë ndeshjet për shkak të një viroze që i kishte rënë lojtarëve gjirokastrit. Parë kështu, edhe për të mos i detyruar klubet që të bëjnë dy herë shpenzime, ndërsa në këtë rast nuk është faji i saj, Federata Shqiptare e Atletikës ka vendosur shtyrjen për një javë të kampionatit të moshave.