Atletikë / Kupa e Shqipërisë, sportistë nga Kosova, 17 vende nderi

Share Button

Atletike-Kupa-e-Shqiperise-Stafeta-kosovaret-2016

AlbanianSport.com 26.04.2016 21:15

ASNN – Nën kujdesin e Federatës Shqiptare e Atletikës, është zhvilluar të hënën në Stadiumin “Elbasan Arena”, Kupa e Shqipërisë. Në këtë garë pjesëmarrës ishin 185 atletë dhe atlete nga 8 klube të Shqipërisë, por edhe 27 garues nga Kosova të cilët konkurrimin e tyre e zhvilluan jashtë gara, por rezultatet e tyre u vlerësuan duke u nderua me diploma. Atletët nga Kosova patën paraqitje të shkëlqyer duke fituar se 17 vende nderi, prej të cilëve 6 vende të para, 3 vend të dyta dhe 9 vende të treta.

Sikundër pritej nga atletët e Kosovës, Musa Hajdari në disiplinën 1500 metra ngadhënjeu bindshëm me kohë 3 minuta, 50 sekonda e 62 të qindtat. Garë interesante u zhvillua në 400 metra ku mbizotëruan atletët nga Kosova, kurse vendi i parë i takoi Astrit Kryeziut me kohë 49 sekonda e 4 të qindtat, para Granit Kryeziut dhe Valenin Sadikut. Rezultat të mirë ka arritur edhe Mentor Ajazaj në 200 metra, me kohë 22”11, që doli i pari në këtë disiplinë, si dhe Edis Ahmeti, që ngadhënjeu në 100 metra me kohën 11”02.

Paraqitje shumë të mirë Kosova pati edhe stafeta 4×100 metra, ku në përbërje të 4-shes ishin Leart Osmanaj, Rinor Tërshani, Edis Ahmeti dhe Mentor Ajazaj, të cilët zunë vendin e parë me kohën 43”74 sekonda. Pretendohet në disa disiplina janë arritur rekorde të Kosovës, por këto nuk do të njihen ngaqë matja e rezultateve nuk ishte në mënyrë elektronike që kërkohet për njohjen e tyre. Trajneri Zijain Kryeziu dhe trajneri, Bajram Duja ishin të kënaqur me rezultatet e arritura në Elbasan.

Por problem parësor për arritjet kulmore të atletëve të Kosovës mbetet mungesa e pistave të atletikës, që ua vështirëson punën dhe përkushtimin e tyre për arritjen e rezultateve kulmore. Këtë garë për së afërmi e përcollën edhe Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, Abdurrahman Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj federate, Kemajl Rysha, kryetar i KA Prizreni si dhe trajnerë dhe prindër që kishin ardhur në Elbasan për të mbështetur atletët e Kosovës.

 

Ja rezulatet e atletëve të Kosovës në Elbasan:

 

100 metra:

1.Edis Ahmeti           11,02

3.Rinor Tërshani      11,33

 

200 metra:

1. Mentor Ajazaj 22,11

3.Leart Osmanaj                   22,89

 

400 metra:

1.Astrit Kryeziu                     49,04

2.Granit Kryeziu       49,50

3.Valentin Sadiku    50,23

 

400 metra-femrat:

2.Albina Deliu                      1:04,01

3.Erëza Hajdari                     1:08,11

 

1500 metra:

1.Musa Hajdari 3:50,62

3.Florent Shabani    4:25,63

 

1500 metra-femrat:

3.Shkurte Shala                   5:11,44

 

5000 metra:

2.Emin Grajçevci      16:24,28

3.Kushtrim Kelmendi          17:20,04

 

Kërcim më së larti:

1.Erudit Rysha         1,70

 

Stafeta 4 x 100 metra

1.Kosova                   43,74

(Leart Osmanaj, Rinor Tërshani,Edis Ahmeti dhe Mentor Ajazaj)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

AlbanianSport.com 05/03/2024 20:50 ASNN – Basketboll, Liga Unike zhvillon javën e 7-të të saj, përballja

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

AlbanianSport.com 05/03/2024 13:35 ASNN – Triumfi  i Partizanit, flet “arkitekti” Tomori. Trajneri

(Video) Volejboll / Bego: Nuk do të tolerojmë për asnjë trofe këtë sezon

(Video) Volejboll / Bego: Nuk do të tolerojmë për asnjë trofe këtë sezon

AlbanianSport.com 04/03/2024 19:35 ASNN – “Skënderbeu, për të gjitha trofetë”. Kapitenia e korçareve

Volejboll – Femra / Skënderbeu, “padronia absolute” e turneut mbarëkombëtar

Volejboll – Femra / Skënderbeu, “padronia absolute” e turneut mbarëkombëtar

AlbanianSport.com 03/03/2024 21:35 ASNN – Skënderbeu nuk e lëshon Ligën “Gjergj Kastrioti”, e fiton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh