AlbanianSport.com 18/10/2018 13:25
ASNN – Pedro Piçardo është duke vazhduar në heshtje stërvitjen në Setubal, në jug të Lisbonës. Portugezi i natyralizuar kërkon të rikonfirmohet si yll në rritje në garën e kërcimit trehapësh. 25-vjeçari ka gjetur strehë në Portugali, e cila i ka rihapur dyert dhe i ka ofruar mjete për të përmbushur ambiciet e tij të pafundme. Sportisti që ka marrë nënshtetësinë portugeze që nga dhjetori 2017, Piçardo ka mësuar javën e kaluar se Federata Ndërkombëtare e Atletikës, (IAAF), e ka lejuar atë të përfaqësonte ngjyrat e vendit të tij të adoptuar, por duke filluar nga gushti 2019.
Kështu ai mund të marrë pjesë në Botërorin që do të zhvillohet në Katar në shtator-tetor 2019. “Unë dua të tregoj vlerësimin tim për Portugalinë duke i sjellë trofe,” – tha ai në një intervistë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Nën drejtimin e Horhe Piçardos, babait dhe trajnerit të tij, Pedroja zhvilloi një sezon premtues për 2018 kur arriti largësinë më të mirë botërore të vitit me një kërcim prej 17.95 m. “Sinqerisht, unë mund të kisha bërë edhe më mirë, kam kërkuar 18 m”, – thotë ai me besim, teksa mban të veshur bluzën e Lisbonës.
Pedro është larguar ka Kuba gjatë një grumbullimi përpara garave ndërkombëtare. Për këtë ai u dënua nga autoritetet vendore, duke iu refuzuar hyrja në vendin e tij të paktën deri në 2025. Ai nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Botëror 2017 dhe atë Evropian. Në 28 maj 2015 në Havanë, ai ka realizuar një nga kërcimet e tij më të mira në trehapësh, 18.08 m, vetëm 21 cm larg rekordit botëror të vendosur nga britaniku Xhonatan Eduards me 18.29 m. Ai synon ta thyejë këtë rekord në botërorin e vitit 2019 dhe në Olimpiadën 2020 në Tokio. Madje ai synon një rezultat deri në 19 metra.