AlbanianSport.com 02.02.2016 17:05
Atletika botërore ka kohë që është goditur nga skandalet, atje ku përfshi dhe ish-presidenti i kësaj Federate, Laminë Diak. Por më tepër se gjithçka atletika botërore është tronditur nga problemet e dopingut veçanërisht në Rusi.
Dhe me këtë barrë të rëndë tashmë për ta pastruar mbretëreshën botërore nga këto fenomene negative që janë pjesë e sportit në tërësi, Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Koe do të deklaronte në Tiranë: “Më shqetëson si fakt”.
“Por ne po mundohemi t’i kthejmë besimin dhe pastërtinë atletikës, – ka vijuar ai. – Nuk janë të gjithë të dopuar. Ka të pastër, por dhe mashtrues mes kësaj turme. Mirëpo çështja jonë është që të rifitojmë besimin e lëkundur dhe ta kthejmë atletikën ashtu sikurse ka qenë”.