AlbanianSport.com 28/01/2024 20:35
ASNN – U zhvillua të premten në Stadiumin “Elbasan Arena” veprimtaria e parë e vitit 2024 në sportin e atletikës, organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës. Bëhet fjalë për Kampionati Kombëtar Individual Dimëror, një veprimtari që shërbeu edhe si “banko-provë” për atletët më të mirë shqiptarë, në prag të veprimtarive të ndryshme ndërkombëtare që zhvillohen së shpejti.
Ndonëse temperaturat kanë qenë të ulëta, në këtë kampionat morën pjesë rreth 220 atletë që përfaqësuan 11 ekipe. Luiza Gega për femra dhe Franko Burraj për meshkuj u shpallën si sportistët më të mirë të këtij Kampionati. Ishte për t’u theksuar rikthimi në garë i ish-kampionit të Evropës në kërcim së gjati, atletit Izmir Smajlaj.
Sidoqoftë, siç kishte paralajmëruar më parë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, në këtë kampionat Smjalaj garoi në disiplinën e sprintit 60 metra, për të testuar veten. Më poshtë do të gjeni fituesit e çdo disipline dhe rezultatet e arritura:
Kampionati Kombëtar Individual Dimëror
i Atletikës për Të Rritur & Të Rritura 2025
Fituesit – Meshkuj
60 m Leandro Çardaku (Vllaznia), 6”99
60 m/p Milen Caco (Skënderbeu), 8”67
400 m Franko Burraj (Vllaznia), 46”93
800 m Erkian Mançi (Skënderbeu), 2’04”92
1,500 m David Nikolli (Besëlidhja), 4’09”48
3,000 m David Nikolli (Besëlidhja), 8’47”56
Së larti Glenis Haxhiaj (Vllaznia), 1.90m
Së gjati Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.33m
3/hapësh Kolindo Kiri (Vllaznia), 15.27m
Shtytje gjyleje Adriatik Hoxha (Teuta), 14.67m
Sportisti më i mirë: Franko Burraj
Fitueset – Femra
60 m Paola Shyle (Tirana), 7”91
60 m/p Uibi Ahmet (Skënderbeu), 9”92
400 m Zhuljeta Çejku (Tirana), 57”46
800 m Relaksa Dauti (Tirana), 2’11”62
1,500 m Redia Dauti (Tirana), 4’46”01
3,000 m Luiza Gega (Tirana), 8’55”86
Së larti Rexhina Berami (Partizani), 1.50m
Së gjati Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.55m
3/hapësh Erisa Rrasa (Vllaznia), 10.82m
Shtytje gjyleje Fatjona Pepa (Lushnja), 7.50m
Sportistja më e mirë: Luiza Gega