Nga Gjergj Vyshka 09.02.2016 07:55
Kampionati Kombëtar Dimëror i Atletikës, por njëkohësisht dhe individual, është zhvilluar dje mes polemikave dhe amatorizmit. Polemikat kanë ardhur tek hedhja e gjyles për meshkuj, atje ku “kampioni” i Teutës dhe njëkohësisht rekordmeni kombëtar, Adriatik Hoxha, ka bërë debate për hedhjen e fundit.
Sepse gjyqtaria ia ka konsideruar faull, ndërsa ka dalë nga pedana përpara se të binte gjylja në tokë. Në një kohë që Hoxha ka pretenduar të kundërtën, madje duke kërkuar dhe kthimin e garës mbrapsht. Por sipas kryegjyqtarit të garave, Filip Nito, edhe kur i është thënë që po i vihet në dispozicion një hedhje tjetër, Hoxha nuk ka pranuar.
Në fund të garës, pasi është qetësuar, ka pranuar se ka gabuar, ndërsa është kampion dimëror me 16.84 metra. Në garë kanë qenë vetëm 10 meshkuj, ndërsa pesë kosovarët e regjistruar nuk kanë ardhur, kurse për femra vetëm dy dhe rezultati është më tepër se minimal për një garë të rriturish.
Kampionia dimërore e gjyles nuk arrin as kufinjtë e dhjetë metrave. Por edhe për kushtet në të cilat është zhvilluar gara e hedhjes së gjyles, në një kënd hedhjesh në ish-kompleksin Dinamo në të cilën ka kohë që nuk vihet dorë, duhen pranuar dhe këto gjëra.
Kampionatit Kombëtar Individual
Dimëror i Atletikës 2016
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Meshkuj:
Kërcim së larti Erdit Rrysha (Prizreni) 1.85 metra
Hedhje gjyle Adriatik Hoxha (Teuta) 16.84 metra
Femra:
Hedhje gjyle Marsida Dini (Dinamo) 6.05 metra
Programi i garave të ditës së dytë:
Meshkuj
Kërcim trehapësh ora 12:00
60 metra me pengesa ora 12:10
60 metra ora 12:20
400 metra ora 12:40
Kërcim së gjati ora 12:40
800 metra ora 13:00
3000 metra ora 13:30
1500 metra ora 14:00
Femra
Kërcim trehapësh ora 12:00
60 metra me pengesa ora 12:00
60 metra ora 12:30
800 metra ora 12:50
400 metra ora 13:15
Kërcim së gjati ora 13:45
3000 metra ora 13:45
1500 metra ora 14:15