Gjergj Vyshka 03.02.2017 08:45
Federata Shqiptare e Atletikës, nëpërmjet njoftimit të shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm Nikolin Dionisi, ka lajmëruar se hedhja e gjyles për meshkuj dhe për femra nuk do të bëhet të mërkurën në Stadiumin “Elbasan Arena”, ashtu sikurse ishte parashikuar. Përkundrazi, gjithnjë sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Atletikës, hedhja e gjyles do të bëhet të hënën më 6 shkurt në ora 10:00 në këndin e hedhjeve të ish-kompleksit “Dinamo”.
Një kënd që nuk plotëson standardet si dikur, por që në pamundësi për t’i bërë garat e hedhjeve në Elbasan dhe në kushtet kur në kryeqytet nuk ka më një vend për hedhjet (dikur shfrytëzohej Universiteti i Sporteve që ka pasur të gjitha pedanat për hedhje çekiçi, gjyleje, disku dhe shtize, si dhe këndi i hedhjeve në pyllin e kodrave të Liqenit, edhe ai i dalë jashtë përdorimit) atëherë shihet kjo mundësi.
Sigurisht që aty ka shumë për të bërë sepse duhen hequr barërat e këqija, apo dhe duhet vizuar e sheshuar, sepse dhe pedanat kanë kohë që nuk trajtohen si duhet. Por atletika e ka vendosur që hedhja e gjyles në kuadrin e Kampionatit Dimëror Individual të bëhet në ish-kompleksin “Dinamo” në kryeqytet.
Kampionati Kombëtar Individual
Dimëror i Atletikës 2017
Programi i garave:
(8 shkurt 2017)
Meshkuj
Kërcim trehapësh ora 11:00
60 metra me pengesa ora 11:10
60 metra ora 11:20
Kërcim së gjati ora 11:40
400 metra ora 11:40
800 metra ora 12:00
Kërcim së larti ora 12:30
3000 metra ora 12:30
1500 metra ora 13:00
Femra
60 metra me pengesa ora 11:00
Kërcim trehapësh ora 11:00
60 metra ora 11:30
800 metra ora 11:50
400 metra ora 12:15
Kërcim së gjati ora 12:45
3000 metra ora 12:45
1500 metra ora 13:15
Kërcim së larti ora 13:20
Programi i krosit kombëtar në Atletikë:
4 kilometra (të reja) ora 12:00
6 kilometra (të rinj) ora 12:30
8 kilometra (të rritura) ora 13:00
10 kilometra (të rritur) ora 13:30
Shënim: Hedhja e gjyles për meshkuj e për femra do të zhvillohet
të hënën më 6 shkurt 2017, në ora 10:00, në ish-Kompleksin “Dinamo”