Gjergj Vyshka 28.02.2016 09:15
Atletja, që do të vijojë përgatitjet në Iten të Kenias, dje ka thyer rekordin kombëtar në 1500 metra; nga 4’07”84 në 4’06”90. Dje pasdite në Stamboll, Luiza Gega, është rikonfirmuar Kampione e Ballkanit në Salla të Mbyllura.
Në disiplinën e saj, atë të 1500 metrave, ajo ka dalë në vendin e parë, ndërsa ka fiksuar kohën 4’06”90. Kohë e cila është rekord kombëtar për Shqipërinë, të cilin e mbante po vetë, ndërsa më parë e kishte 4’07”84.
Pikërisht me këtë 8 pikësh të Gegës, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kombëtares së femrave ka qenë për t’u harruar, Shqipëria ka zënë vendin e 11-të në Ballkaniadë. Për meshkuj i vetmi që duket se ka përmirësuar rezultatin e tij ka qenë Izmir Smajlaj me 7.41 metra në kërcim së gjati.
Dhe mandej janë paraqitur mirë Eraldo Qerama në 400 metra, Nimet Gashi në 1500 metra dhe Adriatik Hoxha në hedhje gjyle. Me 10 pikë, Shqipëria është në vendin e 12-të në Ballkaniadë, ndërsa shkëlqimi dhe krenaria e atletikës shqiptare vijon të jetë Luiza Gega.
Përsëri Kampione Ballkani në salla të mbyllura dhe rekordmene e Shqipërisë në 1500 metra
Kampionati Ballkanik i
Sallave të Mbyllura në Atletikë
Rezultatet teknike të Shqipërisë:
Meshkuj
60 metra me pengesa Bajram Muço i skualifikuar
60 metra Marjo Shestani 7”18 i 15-ti
400 metra Edmond Murataj 51”53 i 17-ti
800 metra Eraldo Qerama 1’52”07 i 5-ti
800 metra Marko Makaj 1’58”13 i 11-ti
1500 metra Nimet Gashi 4’01”05 i 6-ti
Kërcim Trehapësh Durjan Idrizaj 13.78 m i 10-ti
(13.40, 13.26, 13.78)
Kërcim së gjati Izmir Smajlaj 7.41 m i 7-ti
(7.13, 7.28, 7.40, 7.41, x, 7.33)
Hedhje gjyle Adriatik Hoxha 16.41 i teti
(16.30, x, 16.36, 16.41, x, x)
4×400 m Shqipëria 3’27”08 të 5-ët
Si ekip: Vendi i 12-të me 10 pikë
Femra
60 metra Iveta Ushini 8”01 e 14-ta
400 metra Iljana Beqiri 1’01”48 e 12-ta
800 metra Relaksa Dauti 2’17”10 e 10-ta
1500 metra Luiza Gega 4’06”89 e para
3000 metra Luiza Gega s’e ka nisur garën
Kërcim Trehapësh Durina Myrto s’e ka nisur garën
Kërcim së gjati Marija Stillu 4.78 m e 12-ta
(4.78, 4.78, 4.68)
Si ekip: Vendi i 11-të me 8 pikë