Atletikë / Jusein Bolt, “mbret” i 100 m, por Gatlin ia “nxin jetën” deri në finish

Share Button

Bolt-100-m-Pekin-2015

AlbanianSport.com 23.08.2015 15:25

ASNN – Jusein Bolt ka treguar edhe një herë se mbetet “mbreti i padiskutueshëm” i garave të shpejtësisë, duke fituar finalen e 100 metrave për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës për Të Rritur, që po mbahet në kryeqytetin e Kinës, Pekin. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe emocionet e kësaj gare u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Ato janë vetëm 10 sekonda dhe vetëm 100 metra, por janë 10 sekonda dhe 100 metra hipqë e bëjnë të gjithë planetin të mbajë frymën e t’i ngulisë sytë në ekranet televizive. Pavarsisht se këtë radhë nuk e ka patur aspak të lehtë, Jusein Bolt ka treguar edhe një herë se mbetet “mbreti i padiskutueshëm” i garave të shpejtësisë, duke fituar finalen e 100 metrave për meshkuj në Kampionatin Botëror të Atletikës për Të Rritur, që po mbahet në kryeqytetin e Kinës, Pekin.

Në një finale historike, ku të 9 garuesit e kishin përshkuar distancën prej 100 metrash me kohë nën 10 sekonda, pritej një luftë e fortë dhe kështu ka ndodhur. Ka qenë amerikani Xhastin Gatlin, njeriu që kishte kohën më të mirë të vitit në këtë garë, ai që ka rrezikuar ta shkurorëzojë xhamajkanin. Megjithatë, Bolt e ka shmangur edhe këtë surprizë, duke dhënë maksimumin dhe duke fituar në fund me epërsi minimale, pasi vetëm një të qindtat e sekondës i kanë siguruar atij medaljen e artë në kurriz të amerikanit.

9.79 ka qenë koha e xhamajkanit, ndërsa 9.80 ka qenë ajo Gatlinit. Rivaliteti i kësaj gare u pasqyrua edhe në faktin se për vendin e tretë janë dhënë dy medalje, pasi amerikani Trejvon Bromell dhe kanadezi Andre De Gras mbërritën në finish me kohën e njëjtë. 9 sekonda e 92 të qindtat. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe emocionet e kësaj gare u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, nën komentin e veteranit të shquar të transmetimeve sportive, Vladimir Grillo, dhe specialistit të mirënjohur, Albert Karriqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh