Gjergj Vyshka 03.01.2015 18:25
Në përfundim të kampionatit është mbledhur dhe Komisioni Teknik e më pas dhe Komiteti Drejtues, që ka vendosur për ekipin kombëtar të Shqipërisë në Ballkaniadën e sallave të mbyllura.
Delegacioni i Shqipërisë, ashtu sikurse ka bërë të ditur dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, do të përbëhet nga dhjetë sportistë dhe pesë trajnerë.
Sportistët e përzgjedhur për këtë veprimtari rajonale janë: Luiza Gega, Marija Stillo, Sindi Prifti, Ana Burda, Gledis Hallunaj, Lulzim Çengeli, Adriatik Hoxha, Mario Shestani, Ravio Rama dhe Edison Muço.
Kurse trajnerë do të jenë Taulant Stërmasi, Vildan Tufi, Zhuje Bajko, Shpëtim Markolaj dhe Gjergji Burda.