Atletikë / Izmir Smajlaj shtang Beogradin, rrëmben kurorën e kontinentit

Share Button

Gjergj Vyshka 05.03.2017 07:35

Izmir Smajlaj është “kampion” i Evropës, ndërsa Beogradi, për të dytën herë brenda një jave, ka kënduar shqip. “Kampion” i Ballkanit përpara një jave me 7.98 metra dhe tanimë kampion Evrope me 8.08, madje duke e thyer dy herë rekordin kombëtar në salla të mbyllura.

Dita dhe të gjithë shqiptarët kanë qenë për shkodranit, ndërsa për më tepër se sa treçerek ore, jo vetëm nëpërmjet internetit, por dhe pamjeve televizive direkt nga Beogradi nga rrjeti ndërkombëtar, “Eurosport”, por edhe fqinjët e “Rai Sport”, kanë qenë të përqendruar tek Izmiri.

Dhe shkodrani e ka shpërblyer në kërcimin e 6-të, ashtu sikurse ka bërë dhe në Beograd, madje duke pasur dhe luhatje, çka i ka bërë të ngrijnë të gjithë. Por forca, vitaliteti dhe shtatlartësia e ka ndihmuar këtë atlet që ta detyrojë kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, të flasë sërish shqip.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, trajneri Vildan Tufi, dhe shefi i delegacionit, anëtari i kryesisë Oltion Luli janë mbi Izmir Smajlajn. Kampion Evrope, me dy rekorde kombëtare të thyera, dhe kjo nuk ka më mirë. Sepse janë përpara garat e verës, aq më tepër që është dhe Kampionati Botëror në Londër, atje ku pse jo dhe në kërcimin trehapësh të kemi një tjetër rekord prej tij.

 

Kampionati Evropian i Atletikës

në Salla të Mbyllura – Beograd 2017

 

Rezultatet teknike të kërcimit së gjati:

 

1)         IZMIR SMAJLAJ (SHQIPËRI)        8.08 M

2)         Mishel Torneus (Suedi)                  8.08 m

3)         Serhiy Nikiforov (Ukrainë)              8.07 m

4)         Tomash Jasczuk (Poloni)               7.98 m

5)         Julian Hovard (Gjermani)               7.97 m

6)         Lazar Aniç (Serbi)                            7.90 m

7)         Filipo Randaxo (Itali)                       7.77 m

8)         Elvis Misajns (Letoni)                      u skualifikua

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh