Gjergj Vyshka 02.05.2016 09:45
Ashtu sikurse çdo vit në Tivar të Malit të Zi është zhvilluar mitingu ndërkombëtar i atletikës.
Shqipëria është përfaqësuar me 10 atletë të Vllaznisë, ndërsa gara, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, është zhvilluar në kushte të këqija atmosferike.
Sepse ka pasur shi dhe erë. E megjithatë rezultati më i mirë ka qenë ai i Izmir Smajlajt, që në kërcim së gjati ka arritur 7.58 metra.
Ndërkohë nuk kanë marrë pjesë atletë nga Tirana, sepse sipas Taulant Stërmasit nga organizatorët e veprimtarisë nuk mbulohej asnjë shpenzim dhe e gjithë pjesëmarrja ishte me para xhepi.
Megjithatë në Tivar, Izmir Smajlaj ka bërë një garë të mirë.