Gjergj Vyshka 15.03.2016 10:05
Ilir Këllezi është i dyti në garën e të rriturve në Vrapimin Pranveror që të dielën është zhvilluar në Gjilan të Kosovës.
Në kategorinë e të rriturve, ku dhe konkurroi Këllezi, që ka qenë i shoqëruar nga trajneri i tij Juxhin Çili, në vend të parë ka dalë Suad Kryeziu, kurse i treti Emin Grajçevski.
Duhet përmendur që Këllezi ka qenë pjesëmarrës në shkurt edhe Krosin e Junikut, atje ku ishte fitues.
Në pjesën më të madhe të vrapimeve kanë dominuar kosovarët, ndërsa për Shqipërinë ka konkurruar si pjesëtar i Klub Maratonë Tiranës edhe Sotir Qirjaqi.
Përfundimisht Ilir Këllezi, kampioni i Shqipërisë në Krosin Kombëtar, është i dyti në Gjilan.