Gjergj Vyshka 18.02.2017 12:55
Ilir Këllezi, atleti i Skënderbeut dhe fituesi i garës së 10 kilometrave në Krosin Kombëtar të dielën e kaluar, është bërë dje fituesi i Krosit të Pavarësisë së Kosovës.
Për të gjashtin vit radhazi, edhe duke mos pasur kundërshtar, Këllezi triumfon në Junik, ndërsa kështu ka marrë kupën e radhës duke mbetur gjithnjë atlet i garave të gjata.
Koha e tij ka qenë 32 minuta e 57 sekonda, ndërsa ka lënë nga pas dy atletët vendas, Suad Kryeziun dhe Emir Grajcevskin.
Ndërsa për veteranë Laureta Qirjaqi ka zënë vendin e 3-të në 10 kilometra me kohën 28’59”.
Ajo që mbetet është vendi i parë i Ilir Këllezi si gjithnjë në Krosin e Pavarësisë së Kosovës.