Gjergj Vyshka 20.02.2016 10:40
Ilir Këllezi, përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Krosin e Pavarësisë të Kosovës, që është zhvilluar në Junik të mërkurën, ka qenë fitues në distancën e dhjetë kilometrave.
Ashtu sikurse të hënën në Krosin Kombëtar, kur doli kampion me kohën 33’22”, edhe këtu ka dalë fitues duke pasur kohën 36’38”.
Ndërkohë në këtë kros ka marrë pjesë dhe Klub Maraton Tirana, ndërsa distancat e tjera janë dominuar nga kosovarët.