AlbanianSport.com 22.08.2015 08:45
ASNN – Atletja shqiptare Luiza Gega ka zhgënjyer sot në Botërorin e Atletikës, duke mos u kualifikuar dot për në gjysmëfinalet e garës së 1500 metrave. Sportistja e vetme shqiptare në këtë Botëror që po zhvillohet në Pekin ka dhënë një kohë shumë të lartë, krahasuar me rekordin e saj personal, duke u renditur në vendin e 21-të nga 35 atlete që garuan në këtë disiplinë.
Sikundër çdo veprimtari madhore sportive ndërkombëtare, edhe Kampionati Botëror i Atletikës po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, po zhvillohet Kampionati Botëror i Atletikës për Të Rritur, që, sikundër çdo veprimtari madhore sportive ndërkombëtare, po transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Dhe atletja shqiptare Luiza Gega ka zhgënjyer sot, duke mos u kualifikuar dot për në gjysmëfinalet e garës së 1500 metrave. Sportistja e vetme shqiptare në këtë Botëror që po zhvillohet në Pekin ka dhënë një kohë shumë të lartë (4 minuta, 9 sekonda dhe 36 të qindtat, krahasuar me rekordin e saj personal, që është edhe rekordi kombëtar i Shqipërisë, 4 minuta, 2 sekonda e 63 të qindtat.
Gega është renditur në vendin e 21-të nga 35 atlete që garuan në këtë disiplinë. Bateria ku garoi Gega ishte shumë e fortë dhe nëse do të garonte në baterinë e dytë, koha e saj do të ishte fituese dhe do të kualifikohej pa probleme në gjysmëfinale. Në këtë mes edhe fati ka qenë kundër Gegës, pasi koha e saj është e 21-ta, ndërkohë që në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 24 atlete.
Kjo ndodh pasi Gega u rendit e parafundit në baterinë e saj, e 10-ta, ndërkohë që sipas rregullores, 6 atletet e para të çdo baterie dhe 6 kohët më të mira shkonin në gjysmëfinale. Por Gega nuk ka mundur të kapë asnjë nga këto dy mundësi, duke u eliminuar shumë shpejt nga Botërori. Eliminimi i Gegës është një rezultat që nuk pritej para Pekinit, pasi atletja synonte kualifikimin në finalet e garës së 1500 metrave.