Gjergj Vyshka 24.05.2016 10:25
Në morinë e veprimtarive kombëtare që Federata Shqiptare e Atletikës organizon gjatë vitit është dhe Kampionati Kombëtar i Vrapimit në Mal. Një traditë që erdhi fill pas organizimit të Kampionatit Botëror të Vrapimit në Mal më 2011 e që tashmë është bërë një veprimtari e përvitshme.
Këtë të enjten në Kodrat e Liqenit Articial, pranë busteve të vëllezërve Frashëri, do të organizohet Kampionati i 7-të Kombëtar i Vrapimit në Mal. Nuk duhet harruar që si në Ballkan, ashtu dhe në Evropë, apo botë organizohen veprimtari të tilla në të cilat merr pjesë dhe Shqipëria.
Ndaj dhe fituesit e këtyre garave të së enjtes do të mund të jenë kandidatët më të mirë për të përfaqësuar kombin në veprimtaritë e ardhshme ndërkombëtare të Vrapimit në Mal. Disiplinat janë të njëjta me krosin kombëtar, por që ndryshimi është se vrapohet në rrugë e pa rrugë.
Federata Shqiptare e Atletikës i ka kërkuar klubeve që të dërgojnë sa më shpejt të jetë e mundur listat e pjesëmarrësve, sepse ditën e garës, që është e enjtja, të gjithë duhet të jenë të licencuar dhe të pajisur me numrat personalë, të cilat do t’i marrin tek sekretaria e garës.
Kampionati Kombëtar
i Vrapimit në Mal 2016
Programi i garave:
4 kilometra të reja ora 10:00
8 kilometra të rinj ora 10:40
8 kilometra të rritura ora 10:40
12 kilometra të rritur ora 11:30