Gjergj Vyshka 26.02.2017 14:45
Deri në kërcimin e fundit, Izmir Smajlaj ka qenë në vendin e dytë pas rumunit Ionut Andrei, që garën e tij e kishte fiksuar në kërcimin 7.82 metra. 7.77 metra ka qenë në kërcimin e parë shkodrani. Më pas, 7.64 metra dhe faulli në kërcimin e 3-të duket sikur nuk jep shenja të mira për Smajlajn.
Diçka rregullohet në kërcimin e 4-t me 7.80 metra, por përsëri dy centimetra larg rumunit. 7.79 metra kërcimi i 5-të e të gjithë krijojnë bindjen se vetëm medalje argjendi për Smajlajn. Por shkodrani “flutures” ka ruajtur kërcimin e fundit. Shpejtësi, rrahje e mirë në pedanë, kërcim i fortë dhe 7.98 metra e medalja ari është për Izmir Smajlajn.
Gëzim i madh tek delegacioni shqiptar që nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, tek trajneri Vildan Tufi, apo dhe shefi i delegacionit, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi, janë me sportistin në krah.
Beogradi foli shqip e kjo nuk ka më mirë. Sikurse shpresohet që, pas një jave, të flasë përsëri shqip në Kampionatin Evropian të Atletikës në Sallave të Mbyllura.
Kampionati Ballkanik i Atletikës
në Salla të Mbyllura
“Beograd 2016”
Rezultatet teknike të kuqezinjve:
Meshkuj:
Kërcim së gjati Izmir Smajlaj 7.98 m vendi i parë
800 m Eraldo Qerama 1’52”82 vendi i 6-të
60 m/p Bajram Muço 8”26 vendi i 17-të
Femra:
800 m Relaksa Dauti 2’18”95 vendi i 10-të