AlbanianSport.com 11/11/2018 13:50
ASNN – Elina Xhengo, grekët e kanë të vështirë ta bsojnë se kampionia e tyre e botës është shqiptare. Ajo fitoi titullin olimpik për të rinj në Lojërat Olimpike Rinore të zhvilluara në Buenos Aires, duke vendosur edhe një rekord me 63 metra e 34 centimetra, një rezultat fantastik që u komentua gjatë nga mediat sportive greke dhe evropiane. Ishte padyshim një sukses historik për sportisten dhe për vetë atletikën greke.
Vetëm 16 vjeç, Elina Xhengo ka marrë votat e publikut dhe është shpallur si sportistja më e mirë evropiane e muajit tetor. Ky vlerësim erdhi pas votimit të bërë në tre rrjetet më të rëndësishme sociale: “Facebook”, “Twitter” dhe “Instagram”. Atletja me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Greqinë, mori 3,470 vota, duke lënë pas ukrainasen Jaroslava Mahuçik, me 3,100 vota, si dhe bullgaren Aleksandra Naçeva me 2,700 vota.
Edhe pse ngriti flamurin grek në Olimpiadën Rinore të muajit të kaluar, Xhengo është vajzë me prindër nga Korça. Dhe në këtë sukses të madh ka patjetër edhe pak Shqipëri. Por grekët janë tërbuar kur mësuan në media se kampionia e tyre Elina Xhengo është shqiptare. E ndërsa gjithë Evropa shkruan për origjinën e saj shqiptare, duket se vetëm grekët janë “verbuar” e “shurdhuar” rreth origjinës së “xhevahirit” të atletikës së tyre.