Atletikë / Dy instruktorët ndërkombëtarë, orë praktike në UST (Video)

Share Button

femijet-palestra-ust

AlbanianSport.com 06.01.2015 19:55

ASNN – Një kurs që ka për synim testimin e 24 trajnerëve, ku në plan të parë do të jetë atletika në shkolla, apo dhe në nivelin e fëmijëve, po zhvillohet në Tiranë nën drejtimin e dy instruktorëve ndërkombëtarë. Trajnerët pjesëmarrës të këtij kursi do të pajisen me certifikatën e nivelit të parë të Federatës Botërore të Atletikës, e cila është e njohur ndërkombëtarisht.

Dy instruktorë të certifikuar ndërkombëtarë, slloveni Bostian Bradeshko dhe boshnjakja Vahida Koziç, po zhvillojnë në Tiranë një kurs 9-ditor për trajnerët e atletikës, por edhe mësuesit e edukimit fizik. Duke folur për AlbanianSport.com, dy specialistët kanë vlerësuar përkushtimin e trajnerëve shqiptarë, si dhe numrin e lartë të trajnereve dhe mësueseve femra.

“Ky kurs ka për synim testimin e 24 trajnerëve, ku në plan të parë do të jetë atletika në shkolla, apo dhe në nivelin e fëmijëve, – ka theksuar slloveni Bradeshko, duke folur në mjediset e Universitetit të Sporteve në kryeqytet, ku po zhvillohet aspekti praktik i këtij kursi. – Trajnerët pjesëmarrës të këtij kursi do të pajisen me certifikatën e nivelit të parë të Federatës Botërore të Atletikës, e cila është e njohur ndërkombëtarisht.”

“Më ka bërë përshtypje më tepër numri i trajnereve, por edhe mësueseve femra dhe e vlerësoj këtë si një ogur të mirë, – ka deklaruar nga ana tjetër Koziçi. – Ky është një program pozitiv për zhvillimin e fëmijëve në shkolla.” Këtë kurs e kanë vlerësuar edhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli. Ky kurs përfundon më 12 janar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh