Atletikë / Dionisi: Kjo pistë, e shkëlqyer, po projektojmë Ballkanikun turk

Share Button

Elbasan-Arena-pista-tjeter

AlbanianSport.com 10.02.2016 16:50

ASNN – Në përfundim të Kampionatit Dimëror Individual, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, do të deklaronte: “Këto janë garat individuale dimërore dhe në përfundim të këtij aktiviteti Federata, në bashkëpunim me Komitetin Drejtues, do të bëjë përzgjedhjen e atyre që do të marrin pjesë në Stamboll. Është kënaqësi të zhvillosh gara në këtë stadium dhe falënderoj qeverinë shqiptare për këtë pistë që ka ndërtuar”.

Dhe e vërteta është se pas përfundimit të garave dimërore është mbledhur dhe Komisioni Teknik, i cili ka bërë propozimet e veta për kombëtaren e atletikës, që do të marrë pjesë në Ballkaniadën e Stambollit. “Por, – thotë Dionisi, – edhe për shkak se mungonin disa anëtarë të Komitetit Drejtues vendimi do të merret sot. Sigurisht që do të jenë vendet e para, ndërsa me kërkesë të trajnerit Taulant Stërmasi do të jetë edhe Eraldo Qerama, i cili është duke u stërvitur në Kenia.”

“Do të ishte nder për ne që të merrte pjesë edhe Jorgo Mino, edhe ky stërvitet në Kenia, por nga Stërmasi kemi vetëm kërkesë për Qeramën, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris atletikës shqiptare. – Problemi është se nga 9.500.000 lekë, “grant”-i për këtë vit na është shkurtuar në 9.000.000 lekë. Kështu që në pjesëmarrjen në Ballkaniadën e Stambollit do të jemi në të njëjtin numër si vitin e kaluar.” Në përfundim, atletika i ka shpallur kampionët e parë të vitit, ndërsa Smajlaj, Muço dhe Dauti ishin më të mirët e garave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh