AlbanianSport.com 10.02.2016 13:05
ASNN – Izmir Smajlaj, Bajram Muço dhe Relaksa Dauti më të mirët e garave të para të këtij viti. Sot mblidhet kryesia të caktojë kombëtaren e Ballkaniadës së sallave të mbyllura, më 27 shkurt në Stamboll. Atletika ka shpallur kampionët e dimrit për vitin 2016, ndërsa Elbasani, pas shumë e shumë vitesh mungesë, ka pritur për herë të parë që pas rregullimit të stadiumit një garë kombëtare të mbretëreshës.
Ajo që duhet pranuar është fakti se garat janë zhvilluar në pistën e re dhe më të mirë që ka aktualisht vendi ynë, atë të stadiumit “Elbasan Arena”. Këto gara ishin edhe të parat që mbahen në këtë impiant dhe shpresohet që me përmirësimin e kushteve të infrastrukturës të ketë edhe një rritje në nivelin e sportistëve. Për të parë më nga afër garat ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi.
Duhet thënë se nuk u mbajt gara e 1500 metrave për femra, ndërsa garat e tjera u zhvilluan të gjitha sipas programit të hartuar më parë, ndonëse në disa prej tyre mungonin sportistët. Në përfundim të kësaj veprimtarie u shpërndanë certifikata për tre vendet e para në çdo disiplinë, si edhe nga një trofe për sportisten dhe sportistin më të mirë.
Më e mira u shpall Relaksa Dauti nga Tirana me 917 pikë, ndërsa sportistët më të mirë ishin dy me pikë të njëjta. Fjala është për dy sportistët e Vllaznisë, Izmir Smajlaj dhe Bajram Muço me pikë të barabarta, plot 991. Dhe kjo për shkak të rezultateve të mira që kanë pasur në garën e djeshme, përkatësisht në kërcim së gjati dhe në 60 metra me pengesa.
Kampionati Dimëror
Individual i Atletikës 2016
Rezultatet teknike:
Meshkuj
Kërcim trehapësh Durjan Idrizi (Vllaznia) 13.97 m
60 metra me pengesa Bajram Muço (Vllaznia) 8”16
60 metra Mario Shestani (Tirana) 7”07
400 metra Edmond Murataj (Tirana) 50”67
Kërcim së gjati Izmir Smajlaj (Vllaznia) 7.32 m
800 metra Marko Makaj (Tirana) 1’57”41
3000 metra Genci Lugja (Tirana) 9’19”36
Sportisti më i mirë: Izmir Smajlaj, Bajram Muço (Vllaznia) 991 pikë
Femra
Kërcim trehapësh Dorina Myrto (Tirana) 10.66 m
60 metra me pengesa Sindi Prifti (Dinamo 2010) 10”37
60 metra Iveta Urshini (Skënderbeu) 7”97
400 metra Iliana Beqiri (Teuta) 1’02”03
Kërcim së gjati Marija Stillo (Skënderbeu) 5”31
800 metra Relaksa Dauti (Tirana) 2’17”00
3000 metra Ariola Dedaj (Mj.Sportive Durrës) 15’39”00
Sportistja më e mirë: Relaksa Dauti (Tirana) 917 pikë