AlbanianSport.com 15/02/2021 20:10
ASNN – Atletja keniane, Beatris, Çepkoeç ka vendosur një rekord të ri botëror në 5 km, në garën e zhvilluar në rrugët e Monakos me kohën 14 minuta e 43 sekonda. Në një mëngjes të ftohtë dhe me erë, Çepkoeç bëri një garë të veçantë që nga fillimi dhe uli me një sekondë rekordin e mëparshëm botëror të mbajtur nga holandezja Hasan me kohën 14 minuta e 44 sekonda, të arritur dy vjet më parë, po në Monako.
Ndërsa për meshkuj, Çeptegei, mbajtësi i rekordit botëror në 5,000 dhe 10,000 m në pistë, fitoi me kohën 13 minuta e 11 sekonda, 20 sekonda në shumë se rekordit botëror në 5 km, që vendosi këtu vitin e kaluar me 12’51”. Itinerari ishte gjatë bregdetit deri në kufirin e Principatës. Me një temperaturë prej shtatë gradë dhe pak erë, Çeptegei e kryesimin e garës nga fillimi dhe e ruajti atë deri në fund.